Categories: sport

Pirlo: Besoj te zona Champions, e ardhmja ime është vendosur tashmë

Pasi fitoi Kupën e Italisë në finalen ndaj Atalantës, Juventusi luan sfidën e fundit të sezonit dhe ndoshta më të rëndësishmen, transfertën ndaj Bolognës, ku fitoja është detyrim për të shpresuar për një vend në katërshen më të mirë të renditjes.

Trajneri Andrea Pirlo doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht sfidën me emilianët dhe theksoi se skuadra është e përgatitur si duhet për ta kaluar me sukses testin e “Dall’Ara”-s.

Të lidhura

None found

“Pas ndeshjes me Milanin ishim të vdekur, por jemi rritur bashkë me rezultatet dhe tani besojmë shumë te një vend në zonën Champions. Do të përqendrohemi vetëm te ndeshja jonë, që të fitojmë dhe të mos kemi pishmane. Më pas të shpresojmë që të ngecë edhe Milani, që të arrijmë objektivin”, deklaroi tekniku bardhezi.

E ardhmja e trajnerit te Juventusi është në dyshim të madh edhe nëse arrihet një vend në katërshe, megjithatë Pirlo nuk e fsheh dëshirën për të vijuar punën e nisur me bardhezinjtë verën e kaluar, teksa thekson se Ronaldon e sheh në Torino edhe sezonin e ardhshëm.

“Kam nisur me kënaqësi këtë punë dhe dëshiroj të vazhdoj projektin me klubin. Ndjej se kam bërë mjaft mirë punën time dhe jam me kokën lart, megjithatë nuk besoj se e ardhmja ime do të vendoset vetëm nga ndeshja me Bolognën, pasi drejtuesit kanë ndjekur punën time në vijimësi. Sa i përket Ronaldos, e shoh shumë të përqendruar dhe me dëshirë për të fituar. Mendoj se do të jetë në Torino edhe vitin e ardhshëm”, tha Pirlo.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago