Një gjykatës spanjoll ka urdhëruar që llogaria bankare e cila i takon Kosmosit, një kompanie e cila zotërohet nga ish-ylli i Barcelonës Gerard Pique, të ngrihet mes dyshimeve për destinacionin e parave.
Kjo është pjesë e një hetimi që po bëhet ndaj Superkupës së Spanjës, aty ku Federata e Futbollit të Spanjës arriti marrëveshje me Arabinë Saudite që kjo garë të luhej në Lindjen e Mesme.
Kosmos kishte vepruar në këtë marrëveshje si ndërmjetës, dhe gjykata tashmë ka dhuruar që 3 milionë euro bonuse që ishin paguar ndaj Kosmosit nga kompania saudite SELA, t’i vendoset një embargo.
Diario AS pretendon se kjo ështe vetëm një nga pesë llogaritë bankare që lidhen me Piquen, dhe që janë duke u hetuar nga organet e rendit.
Ky hetim do të synojë që të dëshmojë nëse pati parregullsi gjatë pagesës së parave, ndonëse deri më tani asnjë provë nuk është paraqitur.
Marrëveshja ishte arritur gjatë kohës kur në krye të Federatës ishte Luis Rubiales, por pasi u publikuan disa mesazhe të zërit dhe biseda mes Rubiales dhe Piques në shtyp, u ngritën dyshime lidhur me marrëdhënien e tyre.
Pique në të kaluarën e kishte mohuar ndonjë konflikt interesi, po ashtu kishte mohuar edhe raportin miqësor me Rubiales apo marrëveshjen me Arabinë Saudite. /Telegrafi/
Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e Tiranës. Shqipëria, ndër të parat në Europë për numrin e lartë…
Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i…
Gjatë mesnatës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në zonat e prekura nga zjarret në Shashicë dhe Kaninë, ku…
Sot, më 27 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.4 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Dashi Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat…
Ushtria izraelite ka nisur të hedhë ndihma humanitare nga ajri në Gaza mbrwmjen e sotme. Burime palestineze konfirmuan se pakot…