Mbrojtësi veteran i Barcelonës, Gerard Pique ka konfirmuar pas humbjes me Atleticon se skuadra po kalon një moment të vështirë.
Gjithastu ai pohon se kohë të tilla nuk i ka kaluar ndonjëherë më para me klubin katalanas.
Golat e Thomas Lemar dhe Luis Suarez në pjesën e parë vulosën një fitore të drejtpërdrejtë 2-0 për nikoqirët në Wanda Metropolitano.
Rezultati e vendos Atletico-n në pozitë e dytë, gjersa Barçën e lë të bllokuar në mes të tabelës, duke u gjendur në pozitën e nëntë.
“Është një situatë e ndërlikuar. Ne po vuajmë, duhet të jem i sinqertë për këtë,“ tha Pique për Movistar.
“Nuk është vetëm një problem, janë disa. Përkundër kësaj, unë mendoj se do të shërohemi.
“Këto janë kohë të vështira, ne nuk i kemi përjetuar më parë. Atmosfera në dhomën e zhveshjes është shumë e mirë dhe ne duam ta ndryshojmë atë.
“Laporta dhe Koeman? Si lojtarë që nuk mund të përfshihemi, ka pak që mund të bëjmë, “tha ai. “Ne duhet të dalim në fushë dhe të bëjmë më të mirën dhe ka ditë kur rezulton mirë dhe të tjera aty ku nuk del mirë”, ka përfunduar mbrojtësi spanjoll.
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me…
Ditën e sotme vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të…
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…