Milani ka marrë një fitore te lehtë në udhëtim te Empoli me rezultat të lartë 0-3.
Ka qenë një fitore e madhe për Rossonerët që tani kanë blindur pozitën e tretë në tabelë.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë pas ndeshjes se tanimë kanë kaluar momentin negativ që kishin disa javë më parë.
“Mendoj se e kemi lënë momentin negativ pas vetes. Por është e kotë të mendojmë se çfarë mund të kishim bërë sepse ka ende shumë ndeshje dhe shumë mundësi që edhe ky sezon të jetë pozitiv”.
“Ne po rritemi dhe po luajmë në një nivel të mirë. Tani kemi Atalantën në Kupë, një kompeticion që na intereson dhe do të japim më të mirën tonë”, tha Pioli.
Milani në mesjavë do të luaj në San Siro me Atalantën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Pas 19 xhirove në Serie A, Milan zë vendin e tretë me 39 pikë, nëntë më pak se lideri Interi. /Telegrafi/
Punonjësi i policisë Besard Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Lezhë,…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve…
Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.…
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Relatori i çështjes, Bib Ndreca ka…
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar në Uashington Forumin e Sigurisë në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë. Në një…
Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në…