Vendimi për ta pezulluar për katër ndeshje ka nxitur reagimin e Vinicius Junior, i cili ka drejtuar kritika ndaj La Ligës për mënyrën e njoftimit dhe mungesën e sqarimeve mbi rregullin e ri. Masa disiplinore erdhi pas përballjes me Villarrealin, të fituar 1-0 nga Real Madridi, dhe do ta lërë brazilianin jashtë “El Clasicos”.
None found
Në qendër të ndëshkimit është episodi kur sulmuesi kapi për flokësh Nathan Saliban, gjatë një aksioni ofensiv që u mbyll me gol. Ndërhyrja e VAR-it çoi në anulimin e golit, ndërsa për lojtarin e Real Madridit pasoi pezullimi.
Për Viniciusin, një nga problemet ishte çasti i zgjedhur për t’ia bërë të ditur masën. Sipas tij, vendimi mund t’i ishte komunikuar më herët, pasi e mësoi vetëm kur mbërriti në stadium, ndonëse autoritetet kishin pasur gjithë ditën në dispozicion për ta njoftuar.
Braziliani ngriti gjithashtu shqetësimin se lojtarëve nuk u ishte dhënë informacioni i duhur për rregullin e ri që mbulon incidente të tilla. Ai tha se përfaqësuesit e La Ligës zakonisht shkojnë për t’u sqaruar futbollistëve ndryshimet në rregullore, por se këtë dispozitë të veçantë nuk ua kishin shpjeguar asnjëherë.
Duke mohuar çdo synim për të ushtruar dhunë ndaj kundërshtarëve, sulmuesi këmbënguli se nuk kishte kryer kurrë akte të dhunshme ndaj një lojtari tjetër. Ai u ankua edhe për ndëshkimet gjatë takimeve, duke thënë se, megjithëse goditet shpesh, pothuajse çdo herë është vetë ai që merr karton.
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…