Barcelona pësoi një humbje të rëndë në shtëpi me rezultat 5-3 ndaj Villarrealit, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.
Kjo ndeshje u luajt me një ritëm aq të lartë andaj kjo bëri që epërsia të kalojë sa në njërën anë në tjetrën.
Fillimisht ishin Villarreal të cilët arritën të kryesojnë me dy gola të shënuar, mirëpo më pas Barcelona arriti të përmbysë gjithçka për rezultatin 3-2.
Jo të gjithë mund ta kishin besuar se deri në përfundim të takimit edhe tre gola të tjerë do të shënoheshin, por në fakt ajo ndodhi.
Teksa po i afroheshim fundit të takimit, ‘Nëndetësja e Verdhë’ realizoi tre gola me anë të Goncalo Guedes, Alexander Sorloth dhe Jose Luis Morales për ta kthyer në favor të tyre rezultatin e takimit.
Sidoqoftë, një moment që bëri bujë ishte momenti kur Xavi iu drejtua kamerës për të shprehur nervozizmin e tij pasi gjyqtari vendosi ta anulojë penalltinë në të mirë të Barcelonës.
“Është një turp, një turp”, ishin fjalët e Xavit në drejtim të kamerës pasi gjyqtari bëri të ditur vendimin e tij.
Mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo humbje teknikut spanjoll, sidomos duke marrë parasysh eliminimin e tyre pak ditë më parë nga Kupa e Mbretit./Telegrafi/
Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë. Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty…
Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën…
Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe…
Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me…
Plagosje me thikë në Vlorë. Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta…
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra…