sport

Pesimizëm te PSG për të ardhmen e Kylian Mbappe, klubi ka gati planin edhe pa francezin në skuadër

PSG nuk dëshiron një skenar të ngjashëm me Kylian Mbappen me atë që ndodhi në vitin 2022, kur sulmuesi, pas muajsh reflektimi, vendosi të zgjasë kontratën me skuadrën parisiene për dy sezone me opsionin e një tjetër viti shtesë në muajin maj.

Sipas RMC Sport, klubi kërkon të dijë sa më shpejt se çfarë vendimi kanë marrë lojtari, në mënyrë që nëse nuk rinovon, të realizojnë një projekt pa praninë e tij.

Optimizmi në Paris ka rënë, siç thekson RMC Sport. Tendenca sipas francezëve për momentin po anon drejt mosrinovimit, pavarësisht se si lojtari ashtu edhe nëna e tij, Fayza Lamari, konfirmuan se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

PSG, në rast se nuk nënshkruan kontratë të re, tashmë ka një plan të përgatitur pa Kylian Mbappe, pavarësisht se prioriteti i Al Khelaïfit dhe Katarit është rinovimi i tij si në vitin 2022.

Nuk ka asnjë afat për të ardhmen e Mbappe, por zyrtarët e lartë në PSG nuk duan që rinovimi i tij të bëhet një çështje që monopolizon jetën e përditshme të klubit dhe që, si në vitin 2022, mund të përfundojë duke ndikuar edhe në performancën sportive të skuadrës.

Kapiteni i skuadrës franceze, pas fitimit të Superkupës, më 3 janar, siguroi se “nuk do të kishte kuptim të zgjaste vendimin si në vitin 2022”, duke supozuar se nëse vendos të rinovojë apo të largohet, nuk do ta njoftojë në muajin maj.

Sipas RMC Sport, PSG ka dërguar një ofertë rinovimi për Kylian Mbappe, shumë më superiore financiarisht nga ajo që çdo klub tjetër evropian mund t’i ofrojë për momentin.

Skuadra parisiene në çdo rast do të jetë e para që do të dijë vendimin e sulmuesit, pozitiv apo negativ, ky i fundit është ai që ka marrë më shumë forcë në orët e fundit, por nëse telenovela na ka mësuar diçka, është të mos japësh asgjë si të mirëqenë.

Javët e ardhshme, pra, parashikohen të jenë vendimtare në Paris. E ardhmja e Kylian Mbappe hyn sërish në një pikë të nxehtë, me PSG-në që është e gatshme në çdo situatë./Telegrafi/

të fundit

BIRN: U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe…

24 minutes ago

Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën?

India ka konfirmuar dy raste të virusit Nipah në shtetin Perëndim Bengal, në lindje të vendit, pranë kufijve me Bangladesh,…

49 minutes ago

AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare…

1 hour ago

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, flet nëna: Hallat e saj duhet të jenë në burg!

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite…

2 hours ago

Reshje shiu në formë shtrëngatash/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me…

2 hours ago

Horoskopi 30 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni nevojën për të hapur…

10 hours ago