Përzgjedhësi i Rumanisë U21, Daniel Pancu, ka thënë se ndikimi që Albion Rrahmani pati me paraqitjet e tij në kampionatin rumun, ka bërë që klubet rumune të vihen pas lojtarëve që luajnë në Kosovës.
Rrahmani është kthyer së fundi nga një lëndim, ndërsa për Rapid Bukureshtin kishte shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me dy asistime në gjashtë ndeshjet e para.
Kjo ka bërë që klubet rumune po kërkojnë lojtarë tjerë nga Kosova, ku Craiova interesohej për transferimin e Lumbardh Dellovës, ndërsa Steaua Bukuresti është në bisedime për transferimin e Jalen Blesas nga Prishtina.
“Kur një lojtar si Rrahmani të jep rendimentin, normalisht shikon në atë zonë. Mbaj mend Petroluliun me Hamza Younes. Ai pati një rendiment shumë të mirë, pastaj pasuan 7-8 transferime të tjera nga ajo zonë”.
“Unë kam qenë i vetmi rumun në Turqi në vitet 2002-2003. Luajta futboll fantastik, fituam kampionatin. Vitin tjetër, erdhën nëntë lojtarë rumunë”.
“Të gjitha skuadrat në Turqi kërkonin lojtarë rumunë. Rapidi transferoi Hasanin dhe Krasniqin”, deklaroi Pancu. /Telegrafi/
GJKKO ka rrëzuar këtë të martë, kërkesën për heqjen e sekuestros së pasurive 1.1 milionë euro të mjekut të QSUT,…
Një ligj i miratuar nga shteti fqinj, Greqia, po bën xhiron e rrjetit pasi Ministria vendase e Bujqësisë ka miratuar…
Janë zbardhur emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve të kompanisë “Kurum”, të cilat janë vendosur në…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka autorizuar Policinë e Kosovës që të hetojë çdo dyshim për keqpërdorim të votave gjatë procesit…
Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Librazhd-Korçë, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të…
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të lirimit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Mirela Kumbaro, ministrja e Arsimit…