Kush është personazhi i vitit 2023 për sportin shqiptar? Kjo është pyetja që “Panorama Sport” u bëri lexuesve të saj, duke kërkuar që vetë lexuesit të vlerësonin figurat që kanë lënë shenjë në sportin shqiptar gjatë vitit kalendarik që u mbyll pak ditë më parë.
Përfundimi i votimit, ka nxjerrë në vend të parë një talent të ri, shahisten Kler Çaku, e cila në moshën 13-vjeçare u shpall kampione bote për vajzat në kategorinë Junior, Një sukses i jashtëzakonshëm i shkodranes e cila garon për klubin Teuta, e cila ka siguruar 30,24% të votave, duke lënë shumë pas ndjekësit.
Në vendin e dytë sipas votuesve, është trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, i cili ka marrë 12,17% të preferencave. Ndërsa në vendin e tretë është golashënuesja më e mirë e kampionatit të femrave, Valentina Troka e Apolonisë, e cila ka 11,35% të votave.
Në vijim, mund të lexoni rezultatet e plota të votimit në të cilin morën pjesë 3,065 persona.
REZULTATET E VOTIMIT
Kler Çaku (Shah) -30.24% (927 vota)
Silvinjo (Futboll) – 12.17% (373 vota)
Valentina Troka (Futboll) – 11.35% (348 vota)
Edlir Tetova (Futboll) – 9.36% (287 vota)
Jasir Asani (Futboll) – 9.33% (286 vota)
Rafael Duamena (Futboll) – 7.05% (216 vota)
Berat Gjimshiti (Futboll) – 2.84% (87 vota)
Luiza Gega (Atletikë) – 2.77% (85 vota)
Zelimkhan Abakarov (Mundje) – 1.99% (61 vota)
Armand Duka (Futboll) – 1.73% (53 vota)
Ilir Daja (Futboll) – 1.63% (50 vota)
Kristjan Asllani (Futboll) – 1.47% (45 vota)
Florent Hasani (Futboll) – 1.4% (43 vota)
Arinaldo Rrapaj (Futboll) – 1.24% (38 vota)
Eklent Kaçi (Bilardo) – 0.78% (24 vota)
Nedim Bajrami (Futboll) – 0.69% (21 vota)
Gersi Troka (Not) – 0.46% (14 vota)
Emanuela Rrusta (Futboll) – 0.42% (13 vota)
Nelson Hysa (Boks) – 0.36% (11 vota)
Orges Shehi (Futboll) – 0.33% (10 vota)
Xhovani Kolela (Futboll) – 0.33% (10 vota)
Myrto Uzuni (Futboll) – 0.29% (9 vota)
Adam Maca (Boks) – 0.23% (7 vota)
Erblira Bici (Volejboll) – 0.23% (7 vota)
Ertjan Kofsha (Peshëngritje) – 0.23% (7 vota)
Alvin Karaqi (Karate) – 0.2% (6 vota)
Enkileda Carja (Peshëngritje) – 0.16% (5 vota)
Erkand Qerimaj (Peshëngritje) – 0.16% (5 vota)
Gentiana Beqa (Bodybuilding) – 0.16% (5 vota)
Lara Kolturi (Ski) – 0.16% (5 vota)
Matvei Petrov (Gjimnastikë artistike) – 0.16% (5 vota)
Briken Calja (Peshëngritje) – 0.07% (2 vota)
/newsport.al/
Ministria e Punëve të Brendshme, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj. Motivet e…
Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH, ka zbuluar se dy muaj përpara tenderit me vlerë rreth 700 mijë…
Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të evazionit fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime…
Këtë të mërkurë, në një postim në rrjetin social “X”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratën e…
Skandali i trafikimit të mbetjeve të rrezikshme ka çuar për masë arresti 33 persona, mes tyre biznesmenë, sipërmarrës dhe zyrtarë…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të…