Rikthehen sërish momentet e panikut në fushën e blertë. Në Ligue 1, një lojtar i Bordeaux është rrëzuar përtokë teksa qëndronte në mur para ekzekutimit të një goditjeje dënimi në ndeshjen ndaj Marseille.
Ishte pikërisht Samuel Kalu, i cili u rrëzua papritur në tokë duke shkaktuar frikë tek lojtarët e tjerë të cilët ndaluan lojën dhe thirrën menjëherë mjekët.
Më pas Kalu u ngrit dhe qëndroi në fushë, por pas pesë minutash u zëvendësua. Ende nuk dihet se çfarë ia ka shkaktuar problemet shëndetësore futbollistit.
Kujtojmë se gjatë Euro 2020 e gjitha bota e futbollit përjetoi një dramë dhe momente të ngjashme paniku kur Christian Eriksen u rrëzua në mes të fushës pas një ataku kardiak.
Ai arriti të mbijetonte mrekullisht falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve dhe më pas të ekipit mjekësor që idha ndihmën e parë vendimare për jetën. Më pas Eriksen iu nënshtrua një operacioni dhe vendosi defibrilator në zemër.
Ilir Alimehmeti, ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet…
Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar pak më parë në parë në Levan. Bëhet me dije se mjeti është djegur…
Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topalli, kurorëzoi dashurinë me gazetaren Cindy Marina në një ceremoni të veçantë në Itali…
Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit për të zhvendosur ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë nga…
Kryetari i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për atë që ndodhi…
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault”…