Thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve në ndeshjen e fundit Serbi – Slloveni(1-1) kanë alarmuar Federatën e Futbollit të Kosovës.
Këto të fundit kanë dërguar sërish ankesë në UEFA, për sjelljen e përsëritur të tifozëve serbë.
Njoftimi i Federatës së futbollit të Kosovës:
“FFK paraqet ankesën e radhës në UEFA për sjelljet e tifozëve serbë në Euro 2024
20 qershor, 2024 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se ka përgatitur ankesën e radhës pranë UEFA-së lidhur me përsëritjen e sjelljes me retorikë nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes së Grupit C të Euro 2024, ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, e cila u zhvillua të enjten në Munih.
FFK dënon fuqimisht thirrjet nacionaliste dhe vendosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.
Përsëritja e sjelljeve të tilla në stadiumet e futbollit, edhe pas dënimeve të mëparshme nga UEFA, është e papranueshme dhe kërkon rigorizitet më të madh nga organet vendimmarrëse të UEFA-së.
Mesazhet me retorikë shoviniste janë skandaloze, bien ndesh me vlerat që përçon sporti dhe minojnë parimet bazë të UEFA-së.
I bëjmë thirrje edhe një herë organeve të UEFA-së që të jenë më rigoroze ndaj përsëritjes së mesazheve të tilla armiqësore ndaj vendit tonë, si anëtar i barabartë me të gjitha vendet e tjera në familjen e futbollit evropian.
Po ashtu, kërkojmë nga organizatorët të rrisin vigjilencën për të mos lejuar shfaqjen e mesazheve të tilla.
FFK do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit dhe unitetin e respektin ndaj të gjithë të përfshirëve në futboll”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00.…
Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, e rrethit të Prishtinës në Kosovë, të drejtën e tyre të votës…
Udhëheqësit evropianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit midis Volodymyr…
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk…
Përpjekjet e Sheila Haxhiraj për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës si përfaqësuese e Shqipërisë nuk dhanë rezultatin e…
E ftuar sot në Fan Club, e eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura foli…