Pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës, festa e kampionëve u shoqërua me skena tensioni në fushën e lojës, menjëherë pas bilbilit përmbyllës të takimit.
Spanjollët siguruan fitoren me një gol të shënuar nga Ferran Torres gjatë kohës shtesë, duke e mbyllur përballjen me rezultatin 1-0 dhe duke u kurorëzuar si fitues të turneut botëror.
None found
Por menjëherë sapo mbaroi ndeshja, atmosfera u nxeh dhe disa lojtarë nga të dyja ekipet u përfshinë në një konflikt të papritur.
Në epiqendër të këtyre përplasjeve ishte mesfushori i kombëtares argjentinase, Leandro Paredes, i cili fillimisht pati një moment të ashpër me mbrojtësin spanjoll Eric Garcia, duke e zënë për gryke.
Trazira nuk mbaroi me kaq, pasi Paredes u përfshi edhe në një incident tjetër me lojtarin Gavin, të cilin e shtyu me forcë duke e hedhur përtokë.
Menjëherë pas këtyre veprimeve, bashkëlojtarët e të dy skuadrave reaguesh shpejt për të shuar shkëndijat dhe për të penguar që situata të dilte jashtë kontrollit, teksa edhe gjyqtarët bashkë me pjesëtarët e stafeve teknike u futën në mesin e futbollistëve për të ndarë të përfshirët.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…