Categories: sport

Përplasje mes Real Madridit dhe gjashtë klubeve angleze për 80 milionë eurot e Superligës Evropiane

Sipas “The Athletic”, Real Madridi kërkon që Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami të marrin përsipër një pjesë të kostove të lidhura me krijimin e Superligës Evropiane.

Të lidhura

None found

Projekti u prezantua në prill të vitit 2021 nga 12 klube themeluese, por vetëm pak ditë më vonë nëntë prej tyre njoftuan tërheqjen. Mes klubeve që u larguan ishin gjashtë ekipet angleze, si dhe Atletico Madridi, Milani dhe Interi.

Juventusi u shkëput nga iniciativa në vitin 2023. Ndërkohë, në shkurt të vitit 2026, Barcelona dhe Real Madridi iu bashkuan zyrtarisht klubit italian.

Vlera e përgjithshme e shpenzimeve për përgatitjen dhe fushatën promovuese të projektit mund të shkojë deri në 80 milionë euro. Deri tani, këtë faturë po e përballojnë Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi.

Megjithatë, klubi spanjoll këmbëngul se gjashtë klubet angleze kanë ende përgjegjësi ligjore për kostot e krijuara në fazat e para të projektit.

Pretendimi i Real Madridit mbështetet te marrëveshja e nënshkruar nga klubet themeluese për pronësinë dhe administrimin e përbashkët të Superligës Evropiane.

Klubet angleze e kundërshtojnë këtë interpretim. Sipas tyre, përgjegjësitë e tyre përfunduan në momentin kur u larguan nga projekti dhe kërkuan falje publikisht për përfshirjen e atëhershme.

të fundit

Gjykata miraton kërkesën e “Trepçës” dhe pezullon ndërtimin e amfiteatrit në Mitrovicë të Veriut

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” për caktimin e masës së sigurimit, duke ndaluar Komunën e…

1 minute ago

Rama për modelin e ri të prokurimeve: Diella ndihmon bizneset, ulje kostosh dhe më pak burokraci

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar…

21 minutes ago

Krasniqi kërkon shpjegime pasi Kosova nuk u shfaq në hartën e një mekanizmi evropian

Mungesa e Kosovës në hartën e paraqitur gjatë prezantimit të një mekanizmi evropian ka nxitur reagimin e prsidentit të Agjencisë…

22 minutes ago

Kënga serbe në Forumin e BE-së, Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës kërkon hetim dhe shkarkime

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës ka kërkuar hetim dhe largimin e personave përgjegjës për interpretimin e këngës serbe “Oj Kosovo,…

22 minutes ago

National Security Agency and Public Security Bureau disrupt an Iranian proxy network in Macedonia suspected of plotting an assassination in Greece

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me…

34 minutes ago

Haziri on the new ruling in The Hague: Europe considers Kosovo incapable of ensuring justice

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e…

34 minutes ago