Categories: sport

Përplasje e fortë në konferencën për shtyp në Holandë, Van Dijk debaton ashpër me katër gazetarë

Kapiteni i kombëtares holandeze dhe i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, u gjend në qendër të një debati të nxehtë me përfaqësues të medias gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot (e mërkurë) në Zeist.

Disa pyetje dhe pohime nga gazetarët nuk i shkuan për shtat kapitenit holandez, i cili u përplas veçanërisht me redaktorin e futbollit të De Telegraaf, Valentijn Driessen.

Të lidhura

None found

Ngjarja nisi pas një pyetjeje të gazetares Noa Vahle. Van Dijk e cilësoi si “absurditet të plotë” idenë se ai kishte kërkuar që Holanda të përdorte pesë mbrojtës në ndeshjen kundër Marokut në Kupën e Botës.

Sipas tij, kjo mundësi ishte hedhur në fakt nga vetë gazetarët gjatë verës së kaluar. Më pas, Van Dijk pati edhe diskutime të tensionuara me Maarten Wijffels dhe Martijn Krabbendam, përpara se të përfshihej Driessen.

Dialogu mes Driessen dhe Van Dijk

Driessen: Virgil, sot duket shumë e vështirë, apo jo? Dukesh pak i irrituar. Zakonisht je një djalë shumë i këndshëm.

Van Dijk: Ndonjëherë gjërat duhen thënë hapur. Nuk mund të dëgjoj pafundësisht të njëjtat ankesa.

Driessen: Por a mund të jesh pak më i hapur? Përgjigjet e tua janë shumë të shkurtra.

Van Dijk: Këtu nuk po zhvillojmë një bisedë private. Në një konferencë për shtyp detyra jote është të bësh pyetje.

Driessen: Përgjigjet e tua janë shumë të shkurtra. Mund të përgjigjesh thjesht, apo jo?

Van Dijk: Nuk kam asnjë problem me shumicën e mediave dhe asnjëherë nuk kam pasur, por kur publikohen gjëra pa kuptim, çfarë duhet të bëj me to?

Driessen i sugjeroi që të fliste me mediat përgjegjëse për pretendime të tilla.

“Epo, a nuk po flas pikërisht me ta tani?”, u kundërpërgjigj Van Dijk, pas së cilës diskutimi përfundoi.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

8 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

15 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

38 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

52 minutes ago