sport

Përplasja Reja – Broja, ky është komenti i kreut të FSHF-së

Armando Broja është padyshim futbollisti i momentit në kombëtaren shqiptare, pasi jo vetëm ka shënuar, por po tërheq vëmendjen edhe me performancën e tij në Premier League, ku vesh fanellën e Southamptonit.

Megjithatë kohët e fundit ka pasur edhe një “debat” mes energjisë së Brojës dhe pjekurisë së Rejës, që është komentuar jo pak, teksa së fundi tekniku italian u ankua për sjelljen e sulmuesit 20-vjeçar kuqezi.

“Diferencë e madhe në fakt mes një 76-vjeçari si Reja, me një 20-vjeçar si Broja, por unë kam vlerësime maksimale për të dy, nga pikëpamja sportive. Broja është një futbollist me talent, por nuk mund të themi ende që është një lojtar i madh, pasi i duhet akoma kohë dhe punë. Ka potencial dhe mundësi, por të gjithë ne duhet të jemi pozitivë, për ta shtyrë të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, ashtu si edhe për ne, pasi nuk na vijnë përditë talente të tillë. Ndihma që duhet t’i japim, është të jemi realë, dhe jo ta fërkojmë kur ai gabon. Të gjithë jemi njerëz që gabojmë, por kur vihen në dukje kritikat, është e rëndësishme t’i korrigjojmë ato dhe jo të reagojmë keq. Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë edhe të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin i vetëm, ndaj duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo milimetër, ndaj një milimetër më shumë Broja dhe po aq më shumë Reja, për të shkuar në rrugën e duhur. Nuk ka debat, por thjesht kritika”, u shpreh presidenti i FSHF-së.

të fundit

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe…

2 minutes ago

Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe…

Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…

36 minutes ago

Humbja në debutim pas golit të sulmuesit shqiptar, Ten Hag përballet me realitetin te Leverkuseni

Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si…

56 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…

2 hours ago

Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…

2 hours ago