FIFA ka reaguar me tone të forta ndaj UEFA-s, duke e akuzuar këtë të fundit për organizimin e një “fushate dezinformimi” që synon presidentin e saj, Gianni Infantino.
None found
Shkak për përplasjen është bërë projekti i braktisur FIFA Forward Enterprise (FFE). Nisma parashikonte krijimin e një kompanie të re, e cila do t’u mundësonte investitorëve privatë përfshirjen në të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s. Pas kundërshtimeve të shumta, plani u tërhoq.
Paralelisht, UEFA i është drejtuar një gjykate federale në Shtetet e Bashkuara për të siguruar dokumente dhe dëshmi që synon t’i përdorë në një çështje të mundshme penale në Zvicër kundër Infantinos.
Sipas pretendimeve të UEFA-s, mënyra e trajtimit të projektit FFE mund të përbëjë keqmenaxhim kriminal. Organizata evropiane ka argumentuar gjithashtu se vendimi për ndërtimin e kësaj skeme është marrë pa konsultimin e duhur me strukturat përkatëse të FIFA-s.
FIFA i ka mohuar të gjitha këto akuza në dokumentet e paraqitura në gjykatë, ndërsa ka deklaruar se UEFA po i shfrytëzon procedurat ligjore për të dëmtuar figurën e Gianni Infantinos.
“Pa asnjë bazë, UEFA lë të kuptohet se zoti Infantino ka synuar të përfitojë personalisht nga propozimi i FFE-së”, thuhet në përgjigjen e FIFA-s.
Përfaqësuesit ligjorë të FIFA-s kanë ngritur edhe pretendimin se UEFA po kërkon të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të organizatës, të planifikuara për mars të vitit të ardhshëm.
“Gjykata duhet të hedhë poshtë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s mbi këto baza”, thuhet në pjesën përmbyllëse të dokumentit.
Situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin pasi kanë qëndruar për disa orë…
Manchester City po përballet me probleme të shumta me lëndimet në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj AEK…
Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Nëpunësit Administrativë në një procedurë të shkurtuar.Me 65 vota "pro" dhe vetëm një "kundër",…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet,…
Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat dhe masat në trafik përmes platformës shtetërore e-Kosova, pas…
Kim Jong-un mund të jetë në gjendje kome pas një hemorragjie cerebrale, pretendojnë postime të shumta që po qarkullojnë në…