Karim Benzema ka refuzuar të komentojë vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris Saint-Germain dhe ka theksuar se ai është plotësisht i fokusuar në finalen e Champions League të Real Madrid kundër Liverpool të shtunën.
I pyetur se çfarë do t’i thoshte bashkatdhetarit të tij për faktin se ai refuzoi ofertën e Real Madridit për të nënshkruar kontratë të re me PSG-në, Benzema tregoi se ky nuk është momenti për të diskutuar për të ardhmen e Mbappes.
“Unë do të thoja se Real Madridi do të luajë finalen e Champions League dhe nuk është momenti për të folur për këto gjëra të vogla”, tha Benzema për “Movistar +”.
“Jo, preferoj të mos flas. Nuk jam i zemëruar. Jam i fokusuar në finalen e Champions League. Është më e rëndësishme ta bësh këtë sesa të dëgjosh gjëra të tjera.”/ h.ll/albeu.com
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat pasditen e sotme. Kryedemokrati sqaroi…
Sonte (e mërkurë) hapet zyrtarisht nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSh, një nga ngjarjet më të rëndësishme…
Alba Pollozhani ka rrëfyer së fundmi një përvojë të dhimbshme personale në një bisedë me Fjolla Morinën, duke treguar se…
Rusia ka lëshuar një sulm me raketa në Zaporizhia të Ukrainës ka plagosur 26 persona, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori…
Bashkimi Evropian ka liruar 181 milionë euro fonde shtesë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Kosovën,…
GJKKO ka dënuar me burg avokatin Bardhi Koçi për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe…