sport

Përfundon spektakli i gjashtë golave, Interi kthehet në Itali me rezultat pozitiv përballë Barcelonës

Barcelona dhe Interi kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm 33 sekondash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Marcus Thuram që u asistua prej Denzel Dumfries.

Në minutën e 21-të, Dumfries ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, ndërsa Federico Acerbi ishte asistuesi.

Por, katër minuta më vonë, Lamine Yamal ngushtoi epërsinë e Interit në 2-1.

Për më shumë, Barcelona ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2 me golin e Ferran Torres (38’), ndërsa Raphinha ishte asistuesi.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe 45 minutat e dytë nisën më mirë për Interin.

Në minutën e 64-të, Dufirmes riktheu epërsinë e Interit në 3-2, kur u asistua prej Hakan Calhanoglut.

Por, një minutë më vonë, Raphinha detyroi Yann Sommerin që të realizoi auto-gol, duke barazuar sërish shifrat në 3-3.

nteri mendoi se kishte shënuar me anë të Henrikh Mkhitaryan, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje, ndërsa ishte çështje milimetrash.

Interi e pret Barcelonën të martën e javës së ardhshme, aty ku do të përcaktohet finalisti i parë.

të fundit

Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit

Deti është një nga destinacionet më të frekuentura gjatë verës, sidomos në këto ditë të nxehta të korrikut. Dhe kjo…

3 minutes ago

Trump arrin akordin me BE për tarifat prej 15%, Presidenti i SHBA-së: Marrëveshje mbresëlënëse!

Një marrëveshje është arritur midis SHBA-së dhe BE-së për tarifat. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkruan…

28 minutes ago

Pas aksionit të IKMT-së në Theth, godet Erion Isai në Ersekë. Njofton fermerët se do i prishë stallat, ata e kallëzojnë në prokurori

Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar…

1 hour ago

FOTO/ ”Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’’, Ministria e Mbrojtjes: Jemi në “luftë” …

Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar,…

1 hour ago

Mediat italiane shkruajnë për zjarret në Shqipëri: Mbi 1 mijë zjarrfikës në punë, banorë të evakuuar. Situata mbetet e rëndë

Shqipëria ka rreth tre ditë që po lufton me flakët. Në të gjithë vendin, por veçanërisht në zonat jugperëndimore, zjarret po djegin mijëra…

2 hours ago

Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka komentuar së fundmi konfliktin mes Jozit dhe Gjestit, që shpërtheu…

2 hours ago