sport

Përfundoi në spital pas ndeshjes me Kukësin, Randi Dumfur do të mungojë ndaj Erzenit

Skënderbeu arriti të shkelmonte krizën, teksa fitoi në shtëpi ndaj Kukësit. Një fitore që nuk u festua aq sa duhet, pasi një 2 prej futbollistëve të sfidës përfunduan në spital. Njëri prej tyre ishte Randi Dumfur, i cili në minutat shtesë së takimit u shtri në tokë se kishte probleme me frymëmarrjen.

Kjo shqetësoi stafin, i cili mënjeherë kërkoi zëvendësim, pasi për shkak të temperaturave të ulëta, lojtari kishte hipertermi. Për të marrë mjekimin e duhur mbrojtësi shkoi në spital, teksa tashmë mësohet se gjendja e tij është e mirë.

Kjo sigurisht qetëson Ivan Gvozdenovic dhe gjithë stafin e korçarëve pasi lojtari ndjehet mirë, por gjithsesi ata do të vuajnë mungesën e tij në duelin e radhës me Erzenin. Kjo për shkak se lojtari ka plotësuar nurmin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar.

Por jo vetëm kaq, ndaj shijakasve do të mungojë edhe Dean Liço. Edhe kapiteni ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar për duelin e ditës së shtunë. /newsport.al/

të fundit

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.…

8 minutes ago

VIDEO/ Moment emocionues, Ashraf Hakimi shpërthen në lot pas kualifikimit në finalen e Kupës së Afrikës

Kapiteni i Marokut, Ashraf Hakimi ka shpërthyer në lot pasi mposhtën Nigerinë për të shkuar në finalen e Kupës së…

39 minutes ago

VIDEO/ Asllani fenomenal, dhuron 2 asiste në pjesën e parë

Hofenhejmi i dy shqiptarëve të Kosovës, Avdullahu dhe Fisnik Aslllani, zhvilloi një pjesë të parë spektakolare, teksa mposhti Borusia Mynshengladbah,…

43 minutes ago

Rama sulmoi publikisht gazetaren Klodiana Lala/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

Kryeministri i vendit Edi Rama, e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një…

52 minutes ago

Reali poshtërohet nga Albacete

Ndodh e paimagjinueshmja në Kupën e Mbretit, Real Madridi u mund 3-2 në fushën e Albacete dhe u eliminua nga…

1 hour ago

U transferuan nga Durrësi pas arratisjes së Altin Ndocit, kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan në qelitë e Peqinit (EMRAT)

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela, janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri…

1 hour ago