Paraqitja e lojtarëve të Shqipërisë në Europë/ Nuk përmbahet as Arbnor Muçolli, goli i Dakut dhe Rey Manaj është mbreti i momentit
Legjionarët kuqezi vijojnë të bëjnë paraqitje të mira në Europë, teksa edhe këtë fundjavë disa prej tyre ishin protagonist me gola. Në kampionatin spanjoll, Myrto Uzuni u rikthye te goli teksa gjeti rrugën e rrjetës me Granadën në sfidën ndaj Almeria.
Granada ishte në disavantazh dhe goli i Uzunit në të 75-ën vendosi baraspeshën, duke i dhënë një pikë me tepër vlerë skuadrës së tij.
Rey Manaj po kalon një moment fantastik, teksa realizoi sërish nga goditja e dënimit me Sivassporin në transfertë ndaj Hatayspor. Sfida përfundoi në barazim 1-1 dhe sulmuesi kuqezi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të, teksa ishte goli i 13-të për të në kampionatin turk. Pasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë javën e kaluar, Arbnor Muçolli shënoi dy gola të tjerë në sfidën e kupës të Goteborg ndaj United Nordic. Muçolli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe dha një kontribut të madh në fitoren 4-3 të skuadrës së tij.
Mirlind Daku shënoi gol për Rubin Kazan në ndeshjen miqësore ndaj Gangwon. Rubin Kazan fitoi 2-0 dhe sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë në këtë sfidë. Sulmuesi i shpresave, Arda Kurtulan gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën Diyarbekirspor-Erokspor. Skuadra ku aktivizohet Kurtulan fitoi 3-2 dhe sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për Diyarbekirspor në këtë takim.
Në sfidën që u zhvillua në mesjavë, Anis Mehmeti dha kontributin e tij për Bristol City me një asist në fitoren ndaj Southampton me rezultatin 3-1. Mehmeti shërbeu saktë për shokun e skuadrës Samuel Bell që i dha avantazhin skuadrës së Bristol City. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Arbnor Muja, ndërkohë dha kontributin e tij si zëvendësues Kristjan Asllani.
Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…
Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…
Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…