Marko Asensio dhe Juventusi mund të jenë një prej tratativave që mund të shkojë deri në fund të kësaj merkatoje vere, nëse një tjetër skuadër nuk shpejton dhe këmbëngul më shumë sesa bardhezinjtë.
Madje, sa më shumë kalojnë ditët aq më tepër shtohet interesi e konkurrenca dhe vetvetiu ankandi rrit edhe çmimin minimal që Reali i Madridit kërkon për kartonin e lojtarit në fjalë.
Shumë të interesuar po aq sa Juvja kanë qenë edhe Arsenali e Milani, por fakti se kësaj “valleje” i janë shtuar edhe skuadra të tjera si Mançester Junajtidi e Liverpuli, Asensio nis të kushtojë më shtrenjtë.
Gjithsesi, duke njohur miqësinë e fortë mes presidentëve Andrea Anjeli dhe Florentino Perez, nga Spanja nënvizojnë se ky i fundit ka telefonuar homologun bardhezi, duke i nënvizuar se është gati që të presë dhe të shtyjë ofertat edhe për pak kohë, ndonëse për kartonin e 26-vjeçarit Reali i Madridit pretendon 40 milionë euro nga Juventusi.
Asnjë qindarkë më pak!
Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime…
Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar në emisionin "Top Story" ku rrëfeu për jetën e saj, ish-partnerin dhe jetën amerikane.…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.…
Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm…
Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, duke e…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e…