sport

Përditësohen vlerat e futbollistëve, Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë

Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të vlefshëm në botë, sipas përditësimit më të fundit nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt.

Vlera e tij në treg është ngjitur në 200 milionë euro, një shifër rekord për një lojtar vetëm 17-vjeçar.

Yamal kryeson listën si lojtari më i shtrenjtë jo vetëm në La Liga, por edhe në nivel global, duke vendosur një standard të ri për talentët e rinj në futbollin modern.

Në sezonin 2024/25, ai realizoi 18 gola dhe 25 asistime në 55 ndeshje në të gjitha garat, duke qenë faktori kryesor në suksesin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.

Katalanasit fituan La Ligën dhe Kupën e Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga Interi në mënyrë dramatike. Megjithatë, performancat e Yamalit bënë që vlera e tij të rritej me 11.1 për qind.

“Yamal është një lojtar spektakolar që vazhdon të magjepsë tifozët me stilin e tij unik,” tha eksperti i Transfermarkt, Blaseio. Ai shtoi se rinovimi i kontratës deri në vitin 2031 e konfirmon si boshtin e së ardhmes te Barça.

Edhe lojtarë të tjerë të klubit katalanas kanë përjetuar rritje të ndjeshme në vlerë: Pedri është ngjitur në 140 milionë euro, Raphinha në 90 milionë, ndërsa Pau Cubarsí ka arritur në 80 milionë euro.

Dominimi i Yamalit në skenën evropiane në një moshë kaq të re dëshmon se Barcelona ka në duar një nga asetet më të vlefshme të futbollit botëror për të ardhmen.

Tags: lamine yamal

të fundit

Shkoi si pushues në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë

Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut…

4 minutes ago

Rama shpërndan videon: Shembjet vijojnë, ndëshkohen edhe “shkelësit e mëdhenj”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shembjes së një ndërtese në Vlorë, duke dhënë mesazhin se ndërhyrjet ndaj…

37 minutes ago

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

Media italiane ka publikuar një lajm duke u referuar nga The Guardian, se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe…

42 minutes ago

Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër, automjeti përfundon në kolektorin e ujërave

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Bistricë. Automjeti i markës “Opel”, me targë AA459GJ,…

1 hour ago

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 19 tetor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor. Gashi nënshkroi Vendimin…

2 hours ago

Dua Lipa shkëlqen në të bardha nga jugu i Shqipërisë, ndërsa vë pah linjat e theksuara të trupit

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e saj…

2 hours ago