Në “Shtëpinë e Futbollit” është përcaktuar përmes shortit kalendari i kampionatit të Kategorisë së Dytë për edicionin 2026-2027. Skuadrat e ndara në grupet A dhe B kanë mësuar programin që do të ndjekin gjatë sezonit të ri futbollistik.
None found
Përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse ndoqën ceremoninë, ndërsa procedura e shortit u drejtua nga Endi Hyka, specialist i Departamentit të Garave në FSHF.
Ndeshjet e javës së parë të kampionatit “Kategoria e Dytë” janë përcaktuar si më poshtë.
Në Grupin A do të luhen përballjet: Vllaznia B-Tërbuni, Erzeni – Shiroka, Luz i Vogël 2008 – Partizani B, Basania – Eagle Football, Lushnja – Veleçiku dhe Naftëtari – Gramshi.
Në Grupin B janë programuar takimet: Bylis B – Këlcyra, Apolonia – Tomori, Albpetroli – Maliqi, Devolli – AF Luftëtari dhe Delvina – Butrinti.
Sezoni i kampionatit “Kategoria e Dytë” do të hapet më 12 shtator 2026, ndërsa përfundimi i tij është caktuar për më 25 prill 2027.
Programi i plotë i ndeshjeve për të dyja grupet gjendet në kalendarët përkatës.
Kalendari Kategoria Dyte Gr A 26-27: https://fshf.org/app/uploads/2026/08/Kalendari-Kategoria-Dyte-Gr-A-26-27.pdf
Kalendari Kategoria Dyte Gr B 26-27: https://fshf.org/app/uploads/2026/08/Kalendari-Kategoria-Dyte-Gr-B-26-27.pdf
Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...
Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…
Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…
Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) janë shkarkuar nga detyra pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e kontrollit…
Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i…
Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. [...] Read More... The…