Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar për çiftet që do të përballen në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës për këtë sezon. Tetë skuadrat do të luftojnë për katër bileta drejt gjysmëfinaleve.
Përballjet pritet të karakterizohen nga rivaliteti, pasi ekipet synojnë të triumfojnë në Kupën e Kosovës, përveç garës në Superligë.
None found
Në çerekfinale do të takohen Bashkimi me Vëllaznimin, Golden Eagle Ylli me Borën, Sigal Prishtina me Trepçën dhe Rahoveci 029 me Pejën. Kualifikimi do të vendoset përmes dy ndeshjeve, vajtje dhe ardhje.
Takimet e para janë planifikuar të zhvillohen më 13 e 14 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen një javë më vonë.
Edhe gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa fituesi i Kupës së Kosovës do të përcaktohet në një finale me vetëm një ndeshje.
Kombëtarja shqiptare U-21 do të përballet sonte me Spanjën, në miqësoren e luksit e cila do të luhet prej orës…
Klubi katalunas, Barcelona pritet të largojë dy lojtarë gjatë dimëror, nëse ofertat janë të kënaqshme për bordin drejtues.Barcelona pritet të…
Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tre vepra…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke shijuar…
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…