Në stadiumin “Stadion Celje” ka nisur sfida e kthimit mes Celjes dhe Egnatias, e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Champions League. Skuadrat vijnë pas një barazimi dramatik 3-3 në ndeshjen e parë, çka e bën këtë takim thelbësor për të vendosur se cila prej tyre do të avancojë më tej.
Arbitri holandez Joey Kooij është gjyqtari kryesor i këtij dueli, i cili do të përcaktojë fatin e të dyja ekipeve në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
None found
Skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri Vitor Campelos, zbret në fushë me një formacion 4-3-3: Leban në portë; mbrojtja përbëhet nga Sirvys, Hrka, Tutyskinas dhe Koutris; në mesfushë aktivizohen Kvesic, Daniel dhe Zabukovnik; ndërsa tresha sulmuese formohet nga Seslar, Kucys dhe M.Avdyli.
Ndërkohë, Egnatia e Nevil Dedes luan me një skemë 3-5-2, duke u mbështetur te Dajsinani në portë dhe treshes së prapavijës Xhemajli, Bitri e Sota. Në mesfushë rreshtohen Yago, Fernando, Kryeziu, Loukili dhe Jaime, teksa dyshja e sulmit përbëhet nga Adjessa dhe Albanese.
Topi i parë është shkelmuar në orën 20:00, duke i dhënë jetë një përballjeje që pritet të jetë e luftuar deri në sekondën e fundit.
Manchester United ka aktivizuar opsionin për vazhdimin e kontratës së Bruno Fernandesit, duke e mbajtur kapitenin portugez në “Old Trafford”…
Alejandro Balde po e shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk po arrin…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 28 nëntor, do të zhvillojë disa aktivitete me rastin e Ditës…
Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku ka bërë homazhe në nderim të familjes legjendare Jashari. Në këtë…
Kompania ajrore norvegjeze me kosto të ulët, Norse Atlantic Airways, ka shpallur falimentimin, pasi nuk arriti të përballojë vështirësitë e…
Një 15-vjeçare në Agrinio të Greqisë ka denoncuar se ishte shfrytëzuar seksualisht që në moshën 11-vjeçare, duke vënë në qendër…