Jurgen Klopp e ka cilësuar Manchester City-n si skuadrën më të mirë në Europë dhe e paralajmëroi Liverpulin e tij se sot duhet të jetë në formën më të mirë në mbrojtje. “Reds”-at janë e vetmja skuadër e pamposhtur në Premier League këtë sezon dhe kryesojnë kampionatin me 14 pikë, 1 më shumë se kampionët e City-t.
“Jemi në formë të mirë, në një moment pozitiv, por kështu duhet të jesh për të pasur një shans kundër tyre”, tha trajneri gjerman në konferencë. “Për mua, ata janë ndoshta ende skuadra më e mirë në Europë. Janë shumë të fortë. Fundjavën e shkuar ata dominuan Chelsea-n dhe të gjithë e dinë se sa i fortë ështëChelsea. Ata janë shumë të fortë, por City ishte më i mirë atë ditë. Për të fituar duhet të shënojmë gola.
None found
Kështu që ajo që kemi bërë gjatë javëve të fundit do të na ndihmojë sepse kemi besim në këtë sektor. Por ne duhet të mbrojmë absolutisht në nivelin më të mirë për të qëndruar në ndeshje dhe siguruar se golat që do të shënojmë janë diferenca”, nënvizoi Klopp. Skuadra e tij humbi 4-1 në shtëpi sezonin e shkuar dhe ai e komenton kështu: “City është një skuadër e shkëlqyer. Ata humbëm kundër PSG-së.
E mësova rezultatin pas ndeshjes sonë me Porton dhe thashë se do të rikthehen. Por pasi ndoqa ndeshjen më vonë, nuk mund të them se do të rikthehen. City luajti shumë mirë dhe humbën në tri apo katër situata ku nuk i shfrytëzuan rastet e tyre dhe PSG-ja shënoi. Kur mendon cilësinë e PSG-së dhe faktin që City i dominoi, kjo tregon shumë për cilësinë e tyre”
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…
Aktorja italiane Manuela Arcuri, 49 vjeçe, mund të jetë pranë një vendimi të rëndësishëm në jetën private. Lidhja e saj…
Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…
Siç bëjnë të ditur nga SPB Ohër, dje ka ndodhur një aksident në ujërat e Liqenit të Ohrit ku kanoeja…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar ditën…