Categories: sport

Përballja me Anglinë, kështu pritet të rreshtohen “kuqezinjtë”

Shqipëria luan ditën e sotme ndeshjen e para fundit të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022, në “Wembley” përballë Anglisë së madhe së Gareth Southgate.

Pas humbjes me Poloninë në Tiranë, shanset për vendin e dytë janë zbehur ndjeshëm edhe pse matematika na mban ende në lojë. Po ashtu një befasi ditën e sotme, dhe me shpresa se Hungaria do të bëjë diçka përballë polakëve gjithçka mund të ndryshojë.

Pas seancës së fundit stërvitore në Londër, Edi Reja duke se e ka të qartë formacionin titullar.

Porta do t’i besohet gardianit të Torinos, Etrit Berisha, i cili edhe pse ende nuk ka debutuar në Serie A, për Kombëtaren tonë afron siguri të madhe falë edhe eksperiencës. Qendra e mbrojtjes me tre, në mungesë të Djimshitit do të jetë ajo kundër Polonisë, Kumbulla – Ismajli – Veseli, ndërsa në krahë do të jenë Hysaj dhe Trashi, që sigurisht ashtu sic jemi mësuar tanimë do të duhet të japin kontribut në mbrojtje dhe në sulm.

Bare – Gjasula – Bajrami, me këtë të fundit më të avancuar, pikërisht pas dy sulmuesve që priten të jenë Uzuni- Cikalleshi do të plotësojnë 11 titullare për sfidën e sotme. r.t/albeu.com

të fundit

Nuk votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, deputetja e Vetëvendosjes sqaron pse u hakmor

Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Mehmeti Selimi, nuk ka votuar sot për Donika Gërvallen, e cila ishte kandidate e Vetëvendosjes për…

2 minutes ago

Greqia tërhiqet, heq dorë nga dërgimi i trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Edhe pse për disa vite ka qëndruar krah Ukrainës, Greqia ka vendosur të mos i përgjigjet më kërkesës së saj…

21 minutes ago

Kiara Tito nuk mban lotët në koncertin e Luiz Ejllit në Shkodër

Mbrëmë, qyteti i Shkodrës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar…

41 minutes ago

”Ecim”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës

Lirimi i hapësirave publike, një nismë që i paraprin vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0, po vijon në të…

1 hour ago

Erdogan bisedë telefonike me Putin: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i…

1 hour ago

VIJON DEPORTIMI/ SHBA, marrëveshje me Hondurasin dhe Ugandën

SHBA-të kanë arritur marrëveshje dypalëshe për deportim me Hondurasin dhe Ugandën si pjesë e goditjes së saj ndaj emigracionit të…

2 hours ago