Categories: sport

Për mua ishte hakmarrje”, Tevez rrëfen arsyen e kalimit nga Man Utd te Man City

Carlos Tevez ka treguar arsyet që e shtynë të largohej nga Manchester United dhe të bashkohej me Manchester Cityn në vitin 2009.

Ish-sulmuesi argjentinas foli për këtë periudhë në podcastin e ish-bashkëlojtarit të tij, Rio Ferdinand. Gjatë rrëfimit, ai kujtoi marrëdhënien me Sir Alex Fergusonin dhe tha se transferimi te rivalët e Cityt ishte një formë hakmarrjeje.

Të lidhura

None found

Tevez shpjegoi se, përpara huazimit dyvjeçar, drejtuesit i kishin premtuar se kontrata do t’i blihej pas një viti, nëse ai do të paraqitej mirë.

“Fergie më tha: ‘Carlos, tani do ta paguaj kontratën tënde dhe ti do të qëndrosh në Mançester’. Ekipi u nis për fazën përgatitore dhe unë e mbaj mend shumë mirë atë bisedë. Ai më tha: ‘Do të paguaj për Berbatovin, por ti mos u shqetëso, do të të blej edhe ty dhe do ta zbatojmë kontratën tënde’”, tregoi ish-lojtari.

Sipas Tevezit, publiku nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Fergusonit, sidomos në prapaskenë.

Ai deklaroi se Fergusonit iu deshën rreth gjashtë muaj për të ndryshuar qëndrim dhe se më pas nisi ta linte në stol, duke krijuar përshtypjen se po përpiqej t’ia ulte vlerën në treg.

“Kjo ishte ajo që më lëndoi më shumë. Në fillim ai më tha se do ta mbante fjalën, por nuk e bëri. Përkundrazi, nisi të më linte jashtë formacionit dhe unë mendova se po më shtynte mënjanë për të ulur vlerën time”, u shpreh Tevez.

Argjentinasi pranoi se largimi ishte veçanërisht i dhimbshëm, pasi ndihej sikur ia kishte kushtuar zemrën Manchester Unitedit, pa marrë të njëjtën përkushtim në këmbim.

“Ishte e vështirë, Rio, sepse ndjeva se ia kisha dhënë zemrën time Unitedit. Por nuk e përjetova të njëjtën ndjesi nga ana tjetër. Pasi fituam Ligën e Kampionëve dhe ligën, ata sollën një lojtar për të ulur çmimin tim. Unë vazhdova në të njëjtën mënyrë gjatë muajit të parë, por në muajin e dytë të vitit të dytë nuk doja të dija më asgjë”, rrëfeu ai.

Tevez tha se, megjithëse kishte kaluar një periudhë të shkëlqyer te United, transferimi te City ishte mënyra e tij për t’u kundërpërgjigjur. “City, për mua, ishte si një hakmarrje. Nuk mora mbrapsht atë që dhashë”, përfundoi ish-sulmuesi.

të fundit

General strike by unions paralyzes Belgium on November 23, flights canceled and public transport disrupted

Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…

2 minutes ago

Erion Veliaj: I do not refuse the surgical intervention, but I do not trust my life to the one who sent me into political internal exile, Rama ordered the…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…

2 minutes ago

Reorganization of KFOR forces in Kosovo: Experts warn of the need for guarantees in the north

Optimizimi gradual i pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë ka rikthyer vëmendjen te prania ushtarake e NATO-s dhe ndikimi…

2 minutes ago

Eisenkot i hap derën Netanyahut për bisedime, Izraeli drejt një qeverie me bazë të gjerë

Gadi Eisenkot ka ftuar në negociata partinë Likud të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu për formimin e qeverisë së re…

3 minutes ago

Special forces rescue seriously injured climber in Demir Kapi

Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti…

4 minutes ago

Arrestohet në Meksikë “Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

Pas një lufte që zgjati disa orë në një lagje të Sinaloas në Meksikë, famëkeqi Meza Flores, ose i quajtur…

4 minutes ago