Manchester City do të vazhdojë të jetë pa shërbimet e Erling Haaland, edhe për duelin e së shtunës ndaj Newcastle United në kuadër të Ligës Premier.
23-vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të Guardiolas që nga muaji dhjetor për shkak të një lëndimi në këmbë, duke humbur kështu shtatë ndeshjet e fundit të ekipit në të gjitha garat.
None found
Një tjetër mungesë për këtë ndeshje, tashmë e konfirmuar nga ana e teknikut spanjoll është edhe qendërmbrojtësi anglez John Stones.
Kevin De Bruyne po shkon drejt rikuperimit të plotë teksa disa ditë më parë ai luajti ndaj Huddersfieldit minutat e para, që prej lëndimit që e la atë jashtë fushave për plotë katër muaj.
“Grealish ka qenë i sëmurë. Shpresoj që sot do të rikthehet. Erling nuk do të luajë, po ashtu as Stones. Mendoj se kjo është e tëra”, ka thënë Guardiola.
Haaland udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit në Arabinë Saudite, ku triumfuan në Kupën e Botës për Klube, por norvegjezi u detyrua që t’i përcjellë ndeshjet nga banka dhe nuk luajti asnjë minutë.
Stones në anën tjetër pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në duelin ndaj Evertonit dhe u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë, në atë që ishte vetëm ndeshja e pestë që e nis nga minuta e parë.
City në rast fitoreje, mund të zbusë diferencën në vetëm dy pikë ndaj liderit të tabelës Liverpool, që aktualisht ka 45 pikë. /Telegrafi/
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht prodhimin e produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania…
Florian Haçkaj, bashkëthemelues dhe një prej figurave kryesore të lëvizjes qytetare “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka bërë thirrje për…
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar më tej, me zhvillime të reja në Arabinë Saudite dhe Jemen. Mbrojtja ajrore…
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në unazën rrugore „Nënë Tereza“ në…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në ceremoninë festive…
Nga Athina në Tiranë për protestën e 28 Nëntorit. Një qytetar shqiptar që jeton në Greqi iu bashkua manifestimit në…