Rob Henesi, shkaktoi pakënaqësi të mëdha te Kombëtarja, pasi nuk akordoi penallti për Myrto Uzunin ndaj Finlandës.
Vendimi i gjyqtarit irlandez u mbështet nga skocezët në dhomën e VAR. Episodi i Uzunit u konsiderua simulim, teksa Finlanda fitoi me rezultatin 2-1.
None found
Kjo nuk është hera e parë që Henesi bën bujë në një ndeshje ndërkombëtare. Ishte vera e vitit 2021, kur maltezët e Hibernians u ankuan zyrtarisht në UEFA pas gjykimit në Ligën e Konferencës.
HISTORIA- Hibernians kishte fituar 0 me 1 në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Rigës, dhe po bëhej klubi i parë maltez që do të shkonte në grupet e një kompeticioni europian. Fillimisht ishte një vendim i diskutueshëm për pozicion jashtë loje në Ligën e Konferencës, që i mohoi Hibernians një gol të dytë. Riga ndërkohë e dërgoi ndeshjen në shtesë duke shënuar në fund për rezultatin 1-2 në Maltë.
Një lojtar i Hibernians u largua me karton të kuq për të vështirësuar llogaritë pasi ndeshja shkoi me shtesa. Po ashtu edhe trajneri me një tjetër lojtar të Hibernians nga pankina u ndëshkuan me karton të kuq. Rezultati pas 120 minuta ishte 4-1 në favor të Rigës.
POLITIKA- Qeveria në Maltë po ashtu ndërhyri pasi gjykimi u konsiderua skandaloz. Asokohe ishte Ministri i Punëve të Brenshme, Byron Camilleri, që reagoi pas humbjes për vendimet në fushë.
DEKLARATA E HIBERNIANS- “Kemi dërguar një letër zyrtare proteste në UEFA pas sjelljes së papranueshme të ekipit të arbitrimit në ndeshjen e së enjtes së kaluar kundër FC Riga. Klubi ka kërkuar një hetim zyrtar për incidentet që karakterizuan ndeshjen. Edhe pse e dimë se kjo nuk do ta ndryshojë rezultatin, mbetemi të vendosur që drejtësia të vihet në vend për Hibernians FC”.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se të hënën, do të mbahet mbledhja e Komisionit, ku në fokus do të jetë shqyrtimi...…
Rolando Maran Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e…
Mbetet e pazbardhur prej më shumë se tre vitesh zhdukja e çiftit britanik Anthony “Tony” Dinis, 73 vjeç, dhe bashkëshortes…
Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë ndaluar para shtëpive të tyre kryetarët e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar në takim mbledhje Grupit Parlamentar të kësaj partie për t'i…
nt/ Jakupi: Po, në kuptimin politik të fjalës, protesta po funksionon si mjet presioni OVL-UÇK ka paralajmëruar protesta dhe përshkallëzim…