Një penallti e dyshimtë vendosi ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2020” mes Anglisë dhe Danimarkës.
Ishte një 11-metërsh i dhënë për skuadrën angleze, që i siguroi fitoren për në finale.
Kishte reagime të shumta nga tifozët, por nuk ishin të pakta edhe nga figurat e sportit.
Midis tyre është dhe trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, i cili nuk është aspak dakord për penalltinë të cilën fitoi skuadra angleze.
Tekniku portugez shprehet: “Ka fituar skuadra më e fortë. Anglia e ka merituar dhe ka qenë fantastike, por për mua ai 11-metërsh nuk ishte.
Në këto nivele në një gjysmëfinale të një Europiani nuk e kam kuptuar kurrë këtë vendim të arbitrit.
Jam i lumtur për Anglinë, por si një njeri i futbollit jam i zhgënjyer për këtë vendim të marrë”.
Anglia do të sfidojë Italinë në finalen e “EURO 2020” më 11 korrik në stadiumin “Wembley” në orën 21:00.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, do të blejë klubin sportiv të Lushnjes. Ky lajm, është bërë i ditur nga…
Ditën e djeshme, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së bashku me…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online, pasi ditën e djeshme, u arrestua edhe…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh se në vendin tonë…
Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident rrugor u regjistrua pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë…
Prokuroria e Fierit, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, “ndërtim i…