Categories: sport

Pedri: Ndeshja me PSG-në s’është finale, posedimi i topit do të jetë çelësi

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, është i mendimit se dominimi i topit mund të luajë rol përcaktues në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, por paralajmëron se skuadra katalunase nuk po e trajton këtë takim si një finale.

Të lidhura

None found

Blaugranët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit francez për një duel evropian me peshë të madhe ndaj PSG-së, ku pritet një betejë e ashpër, sidomos në qendër të fushës.

Megjithëse ndeshja ka rëndësi të veçantë, reprezentuesi spanjoll kërkon që grupi të ruajë qetësinë dhe të mos e shohë këtë përballje si vendimtare për të ardhmen në kompeticion.

“E dimë që është një ndeshje tejet e komplikuar dhe duam fitoren, por nuk po mendojmë për finale. Ka ende shumë për të bërë deri në fund”, tha Pedri.

Ai nënvizoi gjithashtu se Barcelona kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive, edhe pse përballë do të ketë një ekip të kalibrit të lartë.

“Dëshirojmë ta mbajmë ritmin e mirë kundër një rivali shumë të fortë. Kjo do të na tregojë se ku jemi realisht në nivel europian”, shtoi ai.

Pedri parashikon një përballje intensive në mesfushë, duke theksuar se të dyja skuadrat mund të hasin probleme kur topi nuk është nën kontrollin e tyre.

Sipas tij, menaxhimi i lojës nëpërmjet posedimit mund të jetë elementi që do të përcaktojë fatin e takimit, ndërsa Barcelona vjen në këtë duel me vetëbesim të lartë falë momentit pozitiv që po kalon.

“Pres një luftë të madhe në mesfushë. Besoj se të dyja palët ndihen më dobët kur nuk e kanë topin në zotërim”, deklaroi ai.

“Ajo skuadër që do të arrijë të mbajë më shumë posedimin do të vendosë edhe rezultatin përfundimtar. Jemi në gjendje shumë të mirë dhe kemi bindjen se mund t’ia dalim”, përfundoi Pedri.

të fundit

Jagxhiu paralajmëron 400 shërbime të reja në eKosova 2.0 brenda dy vjetësh

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy…

20 seconds ago

Kasami responds after Mickoski called VLEN a “Trojan horse

Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…

7 minutes ago

Apartment prices in Skopje exceed €3,000 per square meter as sales fall 14%

Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…

7 minutes ago

First court hearing for Xhevat Krasniqi, accused of sexual harassment, to be held tomorrow

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet…

8 minutes ago

LDK and LVV formalize coalition in Shtime, agree on leadership positions

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Shtime, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual…

8 minutes ago

Kasami reagon pasi Mickoski e quajti VLEN-in “Kali i Trojës

Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…

9 minutes ago