Db Milano 24/10/2021 - campionato di calcio serie A / Inter-Juventus / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: esultanza gol Paulo Dybala
Një lëvizje e bujshme mund të kryhet në merkaton e verës në Serie A, pasi Interi do të tentojë nënshkrimin me yllin e Juventusi, Paulo Dybala.
Argjentinasi nuk është i kënaqur me “Zonjën e Vjetër” që i ndryshuan kontratën e ofruar dhe është duke menduar largimin, në rast që klubi italian nuk e rikthen propozimin e mëparshëm.
Inter është raportuar si skuadër e interesuar për Dybalan dhe këtë gjë nuk e ka mohuar drejtori Beppe Marotta.
“Kur një lojtar i rëndësisë së Dybala është në merkato, është normale që të vëzhgohet nga klubet, por kemi një kualitet të mirë në repartin e sulmit”.
“Katër sulmues, profesionalë dhe të talentuar, do të thosha se jemi në pozitë të mirë. Është inspirim për çdo klub që të monitorojnë çdo mundësi. Është detyrë”.
“Provat duhet të bëhen, por në atë repart mund të them se jemi të lumtur. Inzaghi është shumë i lumtur me sulmuesit tanë”.
Ndërkohë, raportohet se Dybala kishte marrëveshje me Juventusin për katër vite me pagë 10 milionë euro për sezon, derisa skuadra italiane e ndryshoi propozimin duke i ofruar vetëm 7.5 milionë euro.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…