Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka njoftuar se i është vjedhur medalja e Kupës së Botës gjatë plaçkitjes që ndodhi në shtëpinë e tij.
Në një prononcim për gazetën franceze Le Figaro lidhur me incidentin, ai rikujtoi gjësendet që iu vodhën dhe mënyrën si mësoi se çfarë kishte ndodhur.
“Unë jam mirë, po ashtu edhe familja ime. Pata një javë paksa befasuese, me ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku mësova se nuk do të luaja dhe kur shkova në shtëpi, kuptova se shtëpia ime ishte grabitur me hyrjen e tre personave që ma vodhën kasafortën”
“Aty ishin stolitë e nënës sime, medalja ime e Kupës së Botës…”, ka rrëfyer futbollisti.
Pogba, i cili e fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit me Manchester Unitedin dhe është në pritje të verës për të vendosur rreth të ardhmes së tij. /albeu.com/
Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje…
Këngëtari i njohur dhe shumë për publikun, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ndjeshme dhe…
Kryeministri i vendit Edi Rama, shprehet se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë, përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit,…
Dy ditë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një e re ka shpëtuar për mrekulli…
Në mars të vitit 2001, Artur Lika nga Puka, kur ishte vetëm 19-vjec, u arrestua gabimisht bashkë me vëllanë e…
Një 40-vjeçar, i dënuar me mbi 7 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është arrestuar nga policia…