Monaco ka konfirmuar se kontrata me mesfushorin Paul Pogba është ndërprerë me mirëkuptimin e të dyja palëve.
None found
Sipas njoftimit të klubit, palët vlerësuan se synimet e përcaktuara në fillim ishin përmbushur vetëm pjesërisht. Për këtë arsye, përpara takimit të parë të sezonit të ri, u vendos përfundimi i parakohshëm i marrëveshjes, e cila ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Klubi e falënderoi fituesin e Kupës së Botës 2018 për besimin e treguar ndaj institucionit, si dhe për profesionalizmin maksimal gjatë periudhës së tij në Monaco.
Pas zyrtarizimit të vendimit reagoi edhe Pogba, i cili shprehu mirënjohje për presidentin, drejtuesit, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët që besuan tek ai.
Mesfushori francez e cilësoi të jashtëzakonshme përvojën e përfaqësimit të klubit dhe të Principatës. Ai theksoi se Monaco është një klub fantastik dhe se, ndonëse nuk arriti të luante aq ndeshje sa kishte shpresuar, do të mbetet gjithmonë mirënjohës për mundësinë që pati të vishte ngjyrat e tij. “Daghe Munegu!”, ishte mesazhi i tij përmbyllës.
Periudha e Pogbas te Monaco nuk arriti të zhvillohej siç pritej, pavarësisht rikthimit të tij pas pezullimit për doping, pasi problemet e vazhdueshme fizike e penguan të fitonte ritëm.
Gjatë përgatitjeve parasezonale, francezi pësoi së fundmi edhe një dëmtim tjetër në muskujt e pasmë të kofshës.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë theksuar se Jakup Krasniqit i është lejuar vizita në Kosovë për arsye…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00, në të cilën janë paraparë për…
Një simulim i publikuar së fundmi nga faqja e specializuar “Football Meets Data” ka zbuluar një tjetër skenar se si…
Deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e…
Pak para fotos në grup të udhëheqësve të Samitit Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Vladimir Putin iu afrua Donald Trump dhe…
Real Madridi është dënuar me një gjobë prej 3.001 eurosh nga Komisioni Kundër Dhunës në Spanjë, pasi tifozët e klubit…