sport

Pasqyrohen vlerat e reja në treg, dy yje humbasin shumë! Mehmeti e Broja për rekord, rritet Shpendi

Vlerat e futbollistëve shqiptarë në treg kanë pësuar ndryshime, me disa emra që kanë humbur miliona euro, ndërsa të tjerë kanë regjistruar rritje.

Anis Mehmeti dhe Armando Broja, janë dy prej humbësve më të mëdhenj të këtij përditësimi, ndërsa Mirlind Daku dhe Kristian Shpendi janë ndër futbollistët që kanë fituar vlerë.

Të lidhura

None found

Në vijim, lista e 10 lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares shqiptare, si dhe emrat që kanë pësuar rënie apo rritje në treg. 10 lojtarët më të shtrenjtë- Anis Mehmeti vijon të jetë futbollisti shqiptar me vlerën më të lartë në treg, pavarësisht rënies së fundit.

Mesfushori ofensiv i Ipsëich Toën vlerësohet aktualisht me 13 milionë euro, pasi ka humbur 2 milionë euro nga vlera e mëparshme prej 15 milionësh. Në vendin e dytë renditet Kristjan Asllani, me një vlerë prej 12 milionë eurosh.

Mesfushori, i cili aktivizohet te Al-Jazira Club, pasohet nga Ernest Muçi, që plotëson podiumin me një vlerë prej 11 milionë eurosh te Trabzonspor. Në vendin e katërt pozicionohet Mirlind Daku.

Sulmuesi i Spartak Moskës ka regjistruar rritje prej 1 milion euroje, duke kaluar nga 9 në 10 milionë euro dhe duke u konfi rmuar mes futbollistëve më të vlerësuar shqiptarë.

Pas tij vjen Mario Mitaj, me një vlerë prej 6 milionë eurosh. Mbrojtësi i majtë pasohet nga Ardian Ismajli dhe Cristian Shpendi, të dy të vlerësuar me nga 5 milionë euro.

Shpendi është gjithashtu, një prej emrave që ka shënuar rritje në këtë përditësim, duke kaluar nga 4.5 në 5 milionë euro.

Në pjesën e mbetur të dhjetëshes renditet Luis Hasa, me 4.5 milionë euro, ndërsa Berat Gjimsiti dhe Myrto Uzuni mbyllin listën me nga 4 milionë euro secili.

Lojtarët që kanë humbur vlerë në treg- Në mesin e futbollistëve që kanë pësuar rënie, vëmendjen më të madhe e tërheqin Anis Mehmeti dhe Armando Broja.

Të dy kanë humbur nga 2 milionë euro në vlerën e tyre të tregut. Mehmeti zbret nga 15 në 13 milionë euro, por mbetet sërish lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, Broja ka pësuar një ulje të ndjeshme, duke kaluar nga 5 milionë në 3 milionë euro. Rënie ka regjistruar edhe Julian Shehu, vlera e të cilit ka zbritur nga 3.5 milionë në 3 milionë euro, një humbje prej 500 mijë eurosh.

Në listë përfshihet edhe Elseid Hysaj, i cili zbret nga 1.2 milionë në 800 mijë euro, duke humbur 400 mijë euro nga vlera e tij e mëparshme.

Rei Manaj, ka pësuar një ulje më të vogël, nga 1.8 milionë në 1.6 milionë euro. Po me 200 mijë euro ka rënë edhe vlera e Simon Simonit, i cili kalon nga 600 mijë në 400 mijë euro. Lojtarët që kanë rritur vlerën në treg.

Në krahun tjetër, disa futbollistë shqiptarë kanë përfi tuar nga përditësimi, duke regjistruar rritje të vlerës së tyre. Emri kryesor është Mirlind Daku, i cili ka fituar 1 milion euro dhe tashmë vlerësohet me 10 milionë euro, nga 9 milionë që ishte më parë. Rritje ka shënuar edhe Kristian Shpendi.

Sulmuesi kalon nga 4.5 milionë në 5 milionë euro, duke shtuar 500 mijë euro në vlerën e tij dhe duke u renditur mes lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. Me 500 mijë euro është rritur edhe vlera e Pilos, i cili kalon nga 2 në 2.5 milionë euro.

Ndërkohë, Cake ka regjistruar një rritje prej 300 mijë eurosh, duke kaluar nga 1.5 milionë në 1.8 milionë euro. Një tjetër emër që ka shënuar përmirësim është Qefalija. Vlera e tij ka kaluar nga 350 mijë në 600 mijë euro, një rritje prej 250 mijë eurosh.

të fundit

Vijon bojkoti/ Shtyhet gjyqi për Veliajn dhe të tjerët, GJKKO gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë sërish. Shkak i shtyerjes së së seancës është bërë bojkoti i avokatëve,…

1 minute ago

Dygolëshi për Sivasporin, vlerësim për Manajn, përzgjidhet në formacionin e javës

Rei Manaj, ka qenë një nga protagonistët e javës në futbollin turk. Sulmuesi shqiptar zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer me…

5 minutes ago

Dyshimet për kanosjen e Mehmetajt, Prokuroria sqaron ndalimin 48-orësh të Gani Gecit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e Gani Gecit, i cili është ndaluar për…

6 minutes ago

UEFA ia beson Genc Nuzës drejtimin e përballjes FC Twente–FC Thun në Ligën e Konferencës

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, do të jetë sërish pjesë e një ndeshjeje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar futbollin…

7 minutes ago

Tabaku opposes Bardhi and Balliu’s 60-day suspension, while Blushi clashes with Peleshi and Balla at the Conference of Chairpersons

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, u shoqërua me kundërshtime dhe akuza ndaj mazhorancës. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi…

14 minutes ago

VIDEO/ Police confession of 46-year-old who killed his wife with a hammer and hid her body in a refrigerator

Një video e kamerave të sigurisë në një stacion policie në Britani ka dokumentuar momentin kur 46-vjeçari David Barraclough pranoi…

15 minutes ago