Xavi është pyetur rreth të ardhmes së tij pas humbjes 4-1 të Barcelonës nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës.
Trajneri i Blaugranas ka thënë se ai nuk ndihet nën presion dhe ka besimin e bordit të klubit.
“Kam besimin e klubit, kjo është mjaft e qartë. Unë besoj në projekt deri në fund”, ka thënë Xavi për mediat.
“Ne duhet të rivendosim veten dhe të luftojmë për tre trofetë e mbetur”, shtoi ai gjithashtu.
Nuk ka gjasa që Barcelona të marrë ndonjë vendim të madh për trajnerin e tyre pas humbjes në El Clasico. Më parë, Laporta deklaroi se do të gjykojnë punën e tij vetëm në fund të sezonit.
Barca ende merr pjesë në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, pavarësisht se është në një pozicion të pafavorshëm në ligë. /Telegrafi/
DASHI Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar.…
“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e…
Në javën e 23-të të Serisë A, Juventusi mposhti Parmën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e luajtur në Tardini dhe,…
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana…
Rei Manaj ka mbërritur në Turqi, ku pritet të firmosë me skuadrën e Sivaspor dhe të bëhet pjesë e saj…
Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Itali. Duke…