Categories: sport

Pas fitimit të titullit Interi i kthehet punës, Ausilio: Po punojmë për rinovimin e Lautaros, Conte vazhdon projektin

Festimet për titullin kampion janë ende të nxehta dhe të shtunën futbollistët e Interit pritet të ngrenë lart trofeun, megjithatë drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për të planifikuar sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka pranuar njeriu i merkatos pranë klubit zikaltër, Piero Ausilio, i cili në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se është arritur marrëveshja për rinovimin me Bastonin dhe se shumë shpejt pritet një akord edhe me Lautaro Martinez.

“Kemi shumë lojtarë të rinj me perspektivë, të cilët duam t’i lidhim edhe më fort me klubin. Kemi arritur marrëveshjen për rinovim me Bastonin dhe kanë mbetur vetëm formalitetet. Sa i përket Lautaros, patëm një marrëveshje rinovimi, por më pas ai ndërroi agjent dhe duhet të nisin bisedimet nga e para. Megjithatë jam i bindur që nuk do të kemi problem as në këtë rast”, u shpreh Ausilio.

Sulmuesi argjentinas ka tashmë për menaxher Alejandro Camanon, të njëjtin që përfaqëson edhe emra si Borja Valero e Achraf Hakimi, dhe për më tepër ka marrëdhënie mjaft të mira me klubin zikaltër pasi kanë bashkëpunuar me sukses vitet e fundit, ndaj palët pritet të gjejnë shpejt gjuhën e përbashkët.

Zikaltrit janë gati t’i zgjatin bashkëpunimin deri në verën e 2024-ës sulmuesit nga Argjentina, duke i rritur ndjeshëm edhe pagën, që pritet të prekë shifrën e 4.5 milionë eurove, plus bonuset, ndërsa si kusht është heqja e klauzolës prej 111 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës.

Sa i përket rinovimit të Contes dhe planeve për të ardhmen, Ausilio pranoi se fillimisht do të ketë një ballafaqim me presidentin Steven Zhang, për të parë strategjinë që do të ndjekë klubi, megjithatë premtoi se skuadra do të bëjë më të mirën nga merkato.

“Presim të mbyllim sezonin dhe të ballafaqohemi me situatën. Aktualisht presidenti është i angazhuar për të zgjidhur problemet ekonomike dhe më pas do të diktojë edhe rrugën që do të ndjekim. Sa i përket Contes, nuk kemi folur ende për të rinovuar kontratën, megjithatë jam i bindur që ai dëshiron të çojë përpara këtë projekt”, deklaroi drejtori sportiv i Interit.

të fundit

Ajola Xoxën tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se…

Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxës, kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë…

7 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier-Berat/ Makinat përfundojnë në kanal, plagosen dy persona

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë…

18 minutes ago

Djali i saj dyshohet se vrau 52-vjeçaren, flet nëna e Ilirjan Selmanit: Nusen e kishim pranuar, im bir s’është autori

Sanie Selman, nëna e autorit të dyshuar të ngjarjes në Pogradec, Ilirjan Selman, jashtë kamerave është shprehur: Djali im nuk…

33 minutes ago

Dëshmia tronditëse e 31-vjeçarit që vrau të dashurën 52-vjeçare në Pogradec: Ajo pinte dhe më dhunonte, por e doja…

Ilirjan Selmani, 31-vjeç, i arrestuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka dhënë një dëshmi tronditëse para…

50 minutes ago

Dosja “Veliaj”/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Gentian Sula: Kontrata për 220 mijë euro me Ajola Xoxën ishte fiktive…

Një nga biznesmenët e lidhur me dosjen “Veliaj”, Gentian Sula, ka sqaruar se më datë 09.01.2025 kishte dhënë shpjegime lidhur…

1 hour ago

Fond 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Instituti i Bashkive: Është i kufizuar, shkon për rroga e karburant

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e…

2 hours ago