Philippe Coutinho mund të jetë futbollisti i radhës që do të ribashkohet me Messin, teksa ish-ylli i Barcelonës tashmë është identifikuar si një ‘blerje e ëndrrave’ nga Inter Miami.
Disa fytyra të njohura i janë bashkuar Messit në Florida pas kalimit të tij befasues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2023.
Sergio Busquets dhe Jordi Alba u transferuan pothuajse në të njëjtën kohë me ikonën argjentinase, ndërsa Luis Suarez gjithashtu u transferua në “DRV PNK Stadium”.
Tani siç sugjeron Gazzetta dello Sport, Coutinho është në linjë për të kaluar në Amerikë.
31-vjeçari është momentalisht në Katar aty ku luan tek Al-Duhail, por një marrëveshje huazimi mund të arrihet pasi Aston Villa dëshiron që ta shtyjë brazilianin në një drejtim tjetër.
Coutinho tashmë është futur në radarin e Inter Miamit pasi ata janë në kërkim të një tjetër mesfushori kreativ, për shkak të lëndimit të njërit prej lojtarëve kryesor, Facundo Farias.
Braziliani thuhet se është i hapur për kalim në MLS dhe padyshim që do të ishte transferimi i duhur për të mbuluar mungesën e Farias.
Ai tashmë ka luajtur me Messin dhe të tjerët në “Camp Nou” në të kaluarën, andaj ai ka dëshmuar se mund të jetë plani B për David Beckham dhe Tata Martinon në Miami./Telegrafi/
Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik…
Keijsi është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP 5. Pas gjuhës denigruese që ai…
Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se nga burimet e saj,…
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi. Gjatë sfidës së rezistencës, Rogerti iu…
Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke deklaruar…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas…