Pasi u lirua nga akuzat për tentativë përdhunimi, “fantazisti” anglez i sulmit, Mason Greenëood është rikthyer në fushën e blertë, teksa këtë sezon është i huazuar te spanjollët e Getafe, ku po kalon një formë mjaftë të mirë, formë që e ka kthyer 22-vjeçarin në të preferuarin e shumë klube, veçanërisht në Spanjë.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, pas ish-“yllit” të Manchester United janë vënë pas “Katalanasit” e Barcelona, me këta të fundit, që e konsiderojnë Greenëood, si një opsion tejet cilësor, me kosto të ulët, për të forcuar repartin e sulmit dhe më tej raportohet se negociatat kanë nisur.
Anglezi ka tërhequr interesin e Barcelonës, e cila mban gjithmonë nën kontroll kostot dhe e di se blerja e tij nuk do të kërkonte një investim shumë të shtrenjtë, me drejtuesit synojnë të përmirësojnë anën e majtë të sulmit, një rol në të cilin mund të luajë Greenëood, megjithëse ai ndihet më rehat në anën e djathtë apo edhe si qendërsulmues klasik.
Sa i përket përfitimeve ekonomike të “Djajve”, kontrata e lojtarit me Manchester United skadon në vitin 2025 dhe për këtë arsye drejtuesit e “gjigantëve” anglezë do ta lënë atë të largohet në verë, duke shmangur kështu humbjen e lojtarit me parametra zero, lojtar i cili siç thamë ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 8 gola e asistuar 5 të tjerë, në 26 paraqitjet e zhvilluara. /abcnews.al
Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një…
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse,…
Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një…
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…
Moderatoja e njohur, Arbana Osmani është bërë bashkë me dy ish-banoret e Big Brother VIP Albania. Përmes një foto të…
Atmosfera në Londër është tejet e tensionuar, ndërsa turma të mëdha njerëzish kanë dalë në rrugë për të marrë pjesë…