Categories: sport

Pas reagimeve për batutën ndaj Yamalit, Henry tregon çfarë ndodhi në ceremoninë e Topit të Artë

Thierry Henry iu përgjigj kritikave për shakanë që bëri me Lamine Yamalin, pasi ylli i Barcelonës mori çmimin Kopa në ceremoninë e Topit të Artë.

Yamal u shpall futbollisti i ri më i mirë në botë dhe e fitoi trofeun Kopa për të tretin vit radhazi, në ceremoninë e zhvilluar të hënën mbrëma në London Palladium. Ai ia kushtoi çmimin shokut të skuadrës te Barcelona, Pau Cubarsit, duke thënë se trofeu duhej t’i ishte dhënë atij. Kjo përgjigje e befasoi dukshëm Henryn.

Të lidhura

None found

“Kam parë shumë njerëz të flasin për mbrëmjen e Topit të Artë dhe dua të sqaroj disa gjëra, sepse është bërë shumë zhurmë për diçka që nuk ishte asgjë.”

“Për Lamine Yamal, nuk kisha aspak qëllim t’i prekja egon. Meqë ishte hera e tretë që fitonte trofeun, mendova ta pyesja nëse ishte pikërisht çmimi që dëshironte.”

“E admiroj shumë Lamine Yamalin dhe nuk doja në asnjë mënyrë t’ia lëndoja egon. E kuptoj nëse shakaja nuk ju pëlqeu, por ju lutem mos e bëni çështjen më të madhe seç është. Është një prej lojtarëve për të cilët do të paguaja që ta shihja në fushë. Më pëlqen shumë si futbollist.”

“E pyeta vetëm nëse ai ishte vërtet çmimi që donte, pasi e dija se çmimi kryesor do të ndahej më vonë. Për fat të keq, ai nuk e fitoi, ndonëse është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe më pëlqen ta shikoj duke luajtur.”

Henry komentoi gjithashtu një tjetër batutë të bërë me bashkëprezantuesen Kate Scott. Gjatë ceremonisë, ai e korrigjoi shqiptimin e saj të emrit të Socrates, legjendës braziliane, emri i të cilit mban një çmim humanitar të ndarë në mbrëmjen e Topit të Artë.

Francezi tha se Scott ishte në dijeni të shakasë dhe se këtë e kishte bërë të qartë edhe ajo vetë, me një koment në postimin e tij, ku sqaroi se nuk kishte pasur mungesë respekti.

“Kate ishte pjesë e shakasë. Mund ta pyesni vetë. Ajo e shqiptoi qëllimisht emrin Socrates në atë mënyrë, ndërsa mua më takonte ta shqiptoja ndryshe”, tha Henry.

të fundit

Përplasje e rëndë mes dy trenave në Spanjë, dyshohet për të paktën 10 viktima

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Spanjë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur…

37 seconds ago

Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…

7 minutes ago

Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj gazetarëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…

8 minutes ago

Në Mitrovicën e Veriut zbulohen mbetje eshtërore njerëzore

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…

8 minutes ago

Arrestohet në Maqedoni shqiptari që transportonte tetë migrantë afganë

MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…

10 minutes ago

Pas një dekade, Shqipëria përballet sërish me Spanjën në një miqësore prestigjioze

FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...

12 minutes ago