Pas Premier League, LaLiga njofton se klubet spanjolle nuk do t’i lejojnë lojtarët e tyre të largohen për ndeshjet kualifikuese të CONMEBOL në Katar 2022.
Premier League vendosi të mos lejonte asnjë lojtar që do të udhëtonte drejt një prej vendeve të “listës së kuqe” të COVID-19 gjatë muajit shtator. Ndërsa La Liga ka vendosur që të mos lejojë që futbollistët t’i bashkohen përfaqësueseve të Amerikës së Jugut, për të cilat FIFA kishte lejuar edhe dy ditë më shumë si dritare ndërkombëtare duke menduar për situatën e komplikuar të udhëtimeve të lojtarëve të saj nga Europa.
“Në lidhje me vendimin e rëndë të njëanshëm të FIFA-s për të zgjatur me 2 ditë si në shtator, ashtu edhe në tetor, periudhën që i rezervohet sfidave të CONMEBOL, La Liga komunikon se do të mbështetë vendimin e klubeve spanjolle për të mos lejuar lojtarët e saj për grumbullimet e CONMEBOL dhe do të ndërmarrë rrugë ligjore ndaj këtij vendimi që paragjykon integritetin e kompeticionit duke mos lejuar gatishmërinë e lojtarëve”, shkruhej në komunikatën e La Liga që zyrtarizon një krizë e cila mund të ketë pasoja mbi shumë prej përfaqësueseve të vendeve të Amerikës së Jugut, të cilat humbasin lojtarë të rëndësishëm për shtatorin.
Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë. Së pari, ishte…
Këtë të shtunë në vendin tonë, vijojnë masat ajrore me origjinë Afrikane, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…
Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…
Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…