Vllaznia dhe Edi Martini duket se i kanë dhënë fund bashkëpunimit, ndërsa mbetet vetëm komunikimi zyrtar për përfundimin e marrëdhënies mes palëve. Vetëm pak orë pas vendimit për t’u ndarë nga trajneri shkodran, një foto e publikuar nga mediat lokale ka ngritur dyshime mbi emrin që mund të marrë drejtimin e kuqebluve.
Bëhet fjalë për Klodian Duron, i cili pak më herët e kishte cilësuar si një ëndërr marrjen e drejtimit të Vllaznisë dhe rikthimin në Shkodër. Në imazhin e bërë publik, Duro shfaqet në një takim me presidentin e klubit, Alban Xhaferi, ndërsa në tavolinë ndodhet edhe Lazër Matija.
None found
Takimi është zhvilluar gjatë një mbrëmjeje festive të organizuar në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Megjithatë, prania e Klodian Duros pranë presidentit Xhaferi ka mjaftuar për të shtuar aludimet se ish-futbollisti i Kombëtares mund të jetë kandidati i ri për stolin e Vllaznisë dhe se ëndrra e tij mund të shndërrohet në realitet.
Franca ka pranuar zyrtarisht praninë ushtarake në Ukrainë, por ka mohuar kategorikisht se është palë luftuese në luftën kundër Rusisë.…
Prokuroria italiane dyshon se ish-shefi i Policisë ka ushtruar presion mbi informatorin e mafies Salvatore Contorno për të mos dëshmuar…
Fushata e Qeverisë Britanike [...]Read More...
Kosova ka pësuar humbje të thellë 3-0 nga Irlanda, në ndeshjen e zhvilluar në Dublin, në kuadër të Ligës së…
Rasti i nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar nga Somalia, të cilët u larguan nga vendi ku ishin akomoduar gjatë vizitës…
Blendi Gonxhja, Juxhin Rama, Armand DukaShqipëria do të ketë akademinë zyrtare të futbollit të FC Internazionale Milano [...]Read More...