Categories: sport

Pas krizës sportive dhe largimit të Martinit, FIFA i shkakton Vllaznisë një goditje financiare mijëra euro

Raportimet më të fundit në media tregojnë se Vllaznia ka dalë e mundur në konfliktin financiar me mesfushorin kroat Amir Kahrimanovic.

Të lidhura

None found

Sipas Dhomës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë FIFA-s, klubi shkodran do t’i paguajë Kahrimanovicit 11.499 euro, si dhe 2.000 euro të tjera në formë interesi.

Futbollisti 27-vjeçar e dërgoi ankesën në FIFA për shkak të pagave të papaguara për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2025. Amir Kahrimanovic iu bashkua Vllaznisë në verën e vitit 2024 dhe luajti vetëm një sezon me ekipin kuqeblu.

Për skuadrën shkodrane, fillimi i sezonit të ri nuk ka qenë aspak pozitiv: vendi i fundit në renditje, ndarja me trajnerin Edi Martini dhe tani edhe një dënim i rëndë financiar.

të fundit

Sveçla dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë forcimin e bashkëpunimit për sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin Ozkan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për…

4 minutes ago

Berisha fton qytetarët në protestën kombëtare para Parlamentit: Nuk do ta drejtojmë tubimin në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në Lezhë për protestën kombëtare që ka thirrur për të enjten përpara Parlamentit.Gjatë…

5 minutes ago

Sarandë, 53-vjeçari që u rrëzua nga skela humb jetën

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 53-vjeçari  Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në…

6 minutes ago

Albin Kurti do t’u drejtohet mediave sonte në orën 19:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sonte konferencë për media, në orën 19:45, në Zyrën e Kryeministrit. Lajmi…

16 minutes ago

Administratori i inceneratorit të Elbasanit në pranga për ryshfet, paratë kishin numra serialë të regjistruar nga SPAK

Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të…

23 minutes ago

Protesta e 129-të kombëtare kundër qeverisë zhvillohet më 6 tetor

Ka nisur edhe sot më 6 tetor protesta kombëtare kundër qeverisë. Qytetarët vazhdojnë që të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi…

23 minutes ago