sport

Pas humbjes së Kupës së Afrikës, Salah motivon shokët e ekipit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Mohamed Salah mbajti një fjalim emocionues për shokët e tij të skuadrës të Egjiptit pas humbjes së tyre me penallti ndaj Senegalit në finalen e AFCON.

Senegali u kurorëzua kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën pasi mposhti Egjiptin 4-2 në penallti.

Sadio Mane shënoi penalltinë e fundit për t’i dhënë fitoren Senegalit.

‘Faraoni’ u shfaq i dëshpëruar pas humbjes së tyre në penallti, me yllin e Senegalit që ngushëlloi shokun e tij të skuadrës te Liverpooli.

Por, Salah arriti të marrë forcat për t’u mbajtur një fjalim kolegëve të tij të kombëtares.

Ai foli për ngarkesën e jashtëzakonshme të punës së ekipit të tij pasi katër nga ndeshjet e tyre me eliminim direkt shkuan në kohë shtesë.

“Ne luajtëm katër ndeshje të gjitha 120 minuta në rreth 12 ditë, por tani është në të kaluarën”, ka thënë ai.

“Ne i kemi ndeshjet kundër tyre muajin e ardhshëm dhe inshallah do të hakmerremi ndaj tyre”.

Salah, ndërkohë, tashmë është kthyer në Angli përpara ribashkimit me Liverpoolin./ h.ll/albeu.com

të fundit

Flota me ndihma për Gazën do të niset drejt lindjes nga Greqia

Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë…

23 minutes ago

VIDEO/ Besa e Duros shpërdoron përsëri avantazhin, por këtë herë nuk mundet. Lushnja bën 5 në 5 në Kategorinë e Parë!

Besa dhe Lushnja kanë mbyllur sot me një barazim 1-1 sfidën mes tyre që hapte javën e pestë të Kategorisë…

34 minutes ago

“Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm”, Egli Tako reagon pas tragjedisë që i ndodhi familjes së Gjestit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot familjen Kelmendi, ku vëllai i vogël i Gjesit humbi jetën në një aksident…

42 minutes ago

Ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit/ Vihet në pranga Sajmir Kolaveri në Itali

Saimir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit është arrestuar nga policia italiane. Kolaveri dyshohet se ka…

1 hour ago

Aksident tragjik në aksin Memaliaj-Mallakastër, humb jetën fëmija 10 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje ku një i mitur ka humbur jetën. Sipas raportimeve, aksidenti…

1 hour ago

Xheneta reagon për vëllain e Gjestit dhe ka një lutje për të gjithë: Tregohuni humanë!

Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të vëllait të këngëtarit Besart…

2 hours ago