Categories: sport

Pas humbjes në derbi, tifozët e Real Madridit kërkojnë ndryshime në formacion

Disfata 2-1 ndaj Atletico Madridit në derbin e kryeqytetit ka rritur tensionet te Real Madridi. Tifozët dhe mediat po bëjnë thirrje për ndryshime në ekip, pasi mendojnë se emërimi i Jose Mourinhos dhe afrimet e reja nuk kanë mjaftuar për të korrigjuar problemet e sezonit të kaluar.

Të lidhura

None found

Pas humbjes, kritikat e mediave spanjolle janë përqendruar në tri pika kryesore. Në qendër të vëmendjes është forma e Vinicius Junior, ndërsa diskutime ka edhe për përdorimin e Bernardo Silva dhe Carlos Espi. Skuadra vazhdon të shfaqë vështirësi në lojë, rënie në repartin ofensiv dhe mungesë koordinimi në sulm.

Vinicius Junior është lojtari që po përballet me kritikat më të mëdha në Madrid. Paraqitjet e tij kanë pësuar rënie gjatë javëve të fundit, në një periudhë që përkon me nënshkrimin e kontratës së re me Real Madridin.

Sipas gazetës AS, po shtohen zërat që Yan Diomande të marrë një vend titullari në krahun e majtë, pas paraqitjeve të tij me Bregun e Fildishtë. Mundësia që Vinicius të nisë një ndeshje nga stoli është kthyer në një çështje të diskutuar gjerësisht nga tifozët dhe komentatorët.

Debati për formacionin nuk lidhet vetëm me Viniciusin. AS vlerëson se Bernardo Silva duhet të ketë më shumë hapësirë, sidomos në sfidat e rëndësishme, pasi ai mund t’i shtojë mesfushës së Los Blancos kreativitet dhe aftësi për të krijuar raste.

Edhe Carlos Espi po kërkohet të aktivizohet më shumë. Ai vendosi dy ndeshje këtë sezon, kundër Espanyol dhe Elche, por Mourinho e ndoqi ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madridit pa e aktivizuar për asnjë minutë.

Kjo situatë ka rikthyer diskutimet mbi mënyrën se si trajneri portugez po menaxhon minutat e lojtarëve ofensivë, veçanërisht për shkak se Kylian Mbappe rrallë zëvendësohet gjatë ndeshjeve.

Si rrjedhojë, në javët e ardhshme pritet të vazhdojë debati për përbërjen e formacionit titullar të Real Madridit.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago