Igli Tare, u përball me një episod të pazakontë pas funeralit të Franko Barezit në Itali. Ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Lacios ndodhej në tren, kur i vodhën çantën nga rafti i bagazheve mbi sedilje.
Policia reagoi me një deklaratë ku tregonte se autori u identifikua pas denoncimit të Tares në stacionin Roma Termini.
None found
Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan policinë, teksa më pas erdhi arrestimi dhe çanta iu kthye Tares.
“Në tren, fatkeqësisht, ndonjëherë mjafton vetëm një çast shpërqendrimi për të pasur një surprizë të pakëndshme, siç i ndodhi Igli Tares, të cilit iu vodh çanta nga rafti i bagazheve mbi sedilje. Megjithatë, për fat të mirë, drejtuesi sportiv, sapo zbriti nga treni në stacionin Roma Termini, reagoi menjëherë duke iu drejtuar Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios.
Policët, falë pamjeve të kamerave të sigurisë, arritën të identifikonin autorin e vjedhjes brenda pak minutash.
Autori u lokalizua, u arrestua dhe çanta iu kthye pronarit të saj.
Ajo që dukej se kishte nisur si një ditë e keqe, përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme falë punës së policisë sonë”.
U njohën rastësisht në një restorant, ndërtuan një nga familjet më të mëdha të Hollywood-it dhe përballuan humbje, trysni e…
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen e fansave me imazhet e saj të fundit, ku shfaqet me një set…
Vatra e zjarrit në fshatin Rriban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun që flakët të…
Protesta e pestë e banorëve të Divjakës është mbajtur mbrëmjen e së martës në sheshin kryesor të qytetit. Edhe pse…
Një burrë në Bitonto, në rajonin e Puglias në Itali, rrezikoi të humbiste një fitore prej 1 milion eurosh pasi…