Nën presionin e zërave që kërkojnë largimin e tij, përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, pret një përgjigje nga skuadra në takimin me Kosovën. Ndeshja do të luhet të enjten në Debrecen të Hungarisë, pak ditë pasi izraelitët u mundën rëndë 3-0 nga Irlanda në Ligën e Kombeve.
None found
Pas dy ndeshjeve të grupit, Izraeli nuk ka grumbulluar asnjë pikë, kurse Kosova ka tri pikë. Kjo e bën përballjen e së enjtes në Debrecen të rëndësishme për të dyja përfaqësueset.
Shimon e pranoi se paraqitja kundër Irlandës ishte shumë e dobët dhe u kërkoi falje tifozëve. Ai e cilësoi të turpshme mënyrën se si ekipi e nisi takimin, duke treguar se edhe vetë ishte ndier i turpëruar.
Përzgjedhësi pranoi mangësi edhe në përgatitjen e asaj sfide. Sipas tij, ndonëse kishin menduar se skuadra ishte përgatitur mirë për Irlandën, ajo që ndodhi në fushë tregoi se përgatitja nuk kishte qenë e duhur.
Megjithatë, ai beson se gjendja në grup mund të përmirësohet dhe kërkon që reagimi të vijë menjëherë. Kosovën e përmendi drejtpërdrejt si njërën prej dy mundësive që Izraeli ka për të korrigjuar gabimet.
Siç raporton mediumi izraelit “Sport5”, Shimon tha se skuadra e kishte sjellë vetë veten në këtë situatë dhe se tani duhej të tregonte burrëri për t’u përballur me gjithçka që thuhej për të. Ai i identifikoi fitoret ndaj Kosovës të enjten dhe ndaj Irlandës më pas si dy rastet për të ndrequr gabimet.
Milot Rashica ka qenë lojtari vendimtar i Kosovës në dy takimet e fundit me Izraelin.
Duke marrë përsipër përgjegjësinë për paraqitjen e skuadrës, Shimon u kërkoi lojtarëve të japin një përgjigje në sfidat e ardhshme, ndërkohë që vazhdon të përballet me thirrje për shkarkimin e tij.
Më 22 tetor 2022, Arlinda Zekaj e kishte denoncuar kunatin e saj, Albert Sylaj, nën dyshimet se e kishte kanosur…
Për protestat dhe trazirat në Itali, në qendër të vëmendjes janë vënë komunikimet në “Telegram”. [...]Read More...
Deputetët e Partisë Demokratike në të gjitha Komisionet Parlamentare që kanë zhvilluar këtë të hënë kanë mbajtur një qëndrim, në…
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e mundshëm të tyre në…
Zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Mustafa Dauti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas…