Dueli Austri–Kosovë në Ligën e Kombeve nuk përfaqëson vetëm përplasjen e dy skuadrave që kërkojnë të vijojnë serinë e fitoreve. Në pankinat e tyre do të qëndrojnë Franco Foda dhe Ralf Rangnick, të njohur prej rreth tri dekadash, por që për herë të parë do të jenë kundërshtarë në një ndeshje.
Rrugët e dy trajnerëve u kryqëzuan që në vitet ’90, kur të dy ishin pjesë e futbollit gjerman. Në atë periudhë, Foda ishte futbollist i Stuttgartit dhe po rikuperohej nga një dëmtim, ndërsa Rangnick merrej me procesin e rehabilitimit pranë klubit.
None found
Gjatë kësaj kohe, Rangnick punoi me Fodën, ndërsa lidhja profesionale mes tyre vazhdoi edhe në vitet pasuese. Siç ka rrëfyer vetë trajneri i Kosovës, ata mbajtën kontakte edhe kur Foda drejtonte Austrinë dhe Rangnick ishte në krye të Leipzigut, duke biseduar edhe për futbollistë të ndryshëm.
Të dielën, në Vjenë, kjo marrëdhënie e gjatë do të përballet me një situatë të re. Foda do të udhëheqë Kosovën, ndërsa Rangnick do të drejtojë Austrinë, duke u vendosur përballë njëri-tjetrit për herë të parë në karrierën e tyre si trajnerë.
Një element tjetër që i jep rëndësi kësaj përballjeje është fakti se Foda ka qenë përzgjedhës i Austrisë përpara se drejtimin e përfaqësueses austriake ta merrte Rangnick.
Pas kësaj periudhe, Foda rikthehet në Austri në rolin e kundërshtarit, këtë herë për të drejtuar Kosovën kundër ekipit që Rangnick e drejton prej vitit 2022.
Pas 30 vitesh njohje, bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë, dy trajnerët do të kenë më në fund një përballje direkte. Takimi në Vjenë i shton sfidës Austri–Kosovë një histori të veçantë edhe përtej asaj që do të ndodhë në fushë.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar i janë drejtuar me një letër të…
Partia Popullore (PP) vijon të thellojë epërsinë ndaj socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez, teksa numërimi i votave në zgjedhjet në…
Zvicra do të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë të madhe, pasi nisma për ndalimin e tyre u miratua…
Një 83-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ndjekur natën e zgjedhjeve në Spanjë. [...] Read More... The…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur gjendjen aktuale në rrugët e vendit pas reshjeve të borës. Në…
Zvicra do të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë të madhe, pasi nisma për ndalimin e tyre u miratua…