sport

Partizani “zhduk” Veselinoviç, censurohen deklaratat e trajnerit dhe Taipit me kritika për merkaton e klubit

Partizani nuk pranon kritika dhe kjo është e qartë nga mënyra se si ka vepruar klubi i kuq pas ndeshjes së barazuar dje ndaj Skënderbeut. Në mënyrë të pazakontë për një klub profesionist, është vendosur të censurohen deklaratat pas ndeshjes të të kuqve, duke nisur nga ajo e trajnerit Veselinoviç.

Ky i fundit, nuk ngurroi të fliste hapur para kamerave të RTSH për problemet që kishin lindur tashmë në klubin e kuq si pasojë e lëvizjeve në merkato, ku ishin larguar lojtarët kyç të ekipit, ndërsa nuk kishte gati emrat që do t’i zëvendësonin. “Aktualisht nuk kemi cilësinë për të qenë konkurrentë”, tha mes të tjerash trajneri për një raport që i kishte dorëzuar drejtuesve të klubit, teksa lëshoi edhe një thumbim direkt ndaj tyre. “Nuk e di sa seriozisht e kanë marrë raportin njerëzit që ua kam dërguar atë”.

Më pas, para kamerave u shfaq edhe Gjelbrim Taipi, i cili ashtu si Veselinoviç, pranoi se ekipi ishte dobësuar shumë me largimet e janarit. “Klubi besoj po punon se e di që duhet të sjellë lojtarë sepse ambiciet janë të qëndrojë në vendet e para, kështu shpresoj dhe dëshira ime që deri në fund të merkatos të na vijnë lojtarë cilësorë”, tha mesfushori, duek lënë të kuptohet se vetë lojtarët nuk e shihnin si të mbyllur merkaton në hyrje.

Zakonisht, deklaratat pas ndeshjes publikohen në rrjetet sociale të klubit, por si për të konfirmuar se tashëm në klubin e kuq ka një krisje, është vendosur censurimi i tyre. Postimi i fundit i klubit është rezultati përfundimtar i ndeshjes, ku sigurisht nuk kanë munguar komentet dhe kritikat e tifozëve të cilët i kanë dalë hapur në krah Veselinoviç.

Tani pritet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet në klubin e kuq, ku situata nuk duket aspak e qetë dhe jep shenjat e para të një revolucioni në pankinë që ka filluar të bëhet i zakonshëm te “demat” në vitet e fundit sapo trajnerët shfaqin publikisht pakënaqësitë që kanë.

të fundit

E paprecedentë! Agravon situata në Përputhen, dy vajzat kapen për flokësh në studio

Skandalet në emisionin “Përputhen” nuk kanë të ndaluar. Dy nga vajzat, konkurente në “Përputhen” janë përfshirë në një sherr fizik…

5 minutes ago

Ish-drejtori i burgjeve thirret në SPAK! Agim Ismailaj është marrë në pyetje për hakerimin e dosjeve të prokurorisë së posaçme

Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismailaj është pyetur nga SPAK, mbasi është zbuluar se ish funksionari është një…

24 minutes ago

“Po merrni territor nga Serbia”, Vuçiç në delir nga SHBA: Kosova është e jona, jo standarde të dyfishta

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po qëndron në një vizitë në SHBA, ku synon të marrë bekimin e Donald Trumpit për…

49 minutes ago

Vota e diasporës në 11 maj/ Rreth 45% e emigrantëve kanë kthyer votat nga jashtë

Procesi i votimit nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 45.34%…

1 hour ago

OKB: Izraeli të heqë bllokadën e ndihmave ndaj Rripit të Gazës

Koordinatori i ndihmës i OKB-së, Tom Fletcher i bëri thirrje sot Izraelit të heqë bllokadën që pengon ndihmën të arrijë…

2 hours ago

FOTO/ Egli nuk bënë dot as kaq gjë për Gjestin?

Mesa duket, asgjë nuk është më si dikur mes dy personazheve kryesore, Gjestit dhe Eglit. Edhe pse në Big Brother…

2 hours ago